10:59 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbulohet letra e Xhaçkës për Metën në korrik: Shqipëria më e përgatitur se kurrë për t’u përballur me emergjencat!

19:11 | 01/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulohet letra e Xhaçkës për Metën në korrik: Shqipëria më e përgatitur se kurrë për t’u përballur me emergjencat!

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka,  i ka dërguar një përgjigje Presidentit Ilir Meta në korrik të këtij viti, kur ky i fundit kishte ngritur shqetësimin dhe pyeste lidhur me gadishmërinë dhe aftësinë e shtetit shqiptar, për të përballuar një situatë emergjente, që mund të vinte si pasojë e tërmeteve dhe kishte ofruar të mblidhte edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në rast se do të gjykohej e nevojshme.

Në pjesën e parë të letrës që Xhaçka i ka dërguar Metës, të cilën TPZ.al e disponon, ajo i shpjegon, se si tërmetet nuk parashikohen dot dhe më pas e siguron Kreun e Shtetit, se qeveria shqiptare dhe të gjithë strukturat shtetërore janë të gatshme të përballojnë çdo emergjencë. Xhaçka shkon deri aty sa të thotë, “Unë nuk kam asnjë dyshim që Shqipëria është sot më e përgatitur për t’u përballur me emergjencat, sesa në çdo moment tjetër, gjatë 30 viteve të fundit“.

Por, tërmeteti shkatërrues i mëngjesit të së martës, tregoi se Shqipëria, ishte jashtëzakonisht e papërgatitur të përballej me një situatë emergjente të këtyre përmasave, pra shumë larg këtij përshkrimi rozë, që i bën në këtë letër ministrja Xhaçka, Kreut të shtetit, duke e siguruar se shteti është i përgatitur dhe të gjithë duhet të jemi të qetë.

Një vëzhgim  i filmimeve të asaj dite, tregon se ekipeve të emergjencës, u mungonin pajisje bazike dhe se pa ndihmën e ekipeve kosovare dhe të vendeve fqinjë, operacionet e shpëtimit do të kishin qenë të pamundura. I gjithë koordinimi i operacionit ishte kaotik dhe mungesat materiale ishin të pashpjegueshme, madje fakti se vendi ynë nuk kishte as qenë, për të bërë kërkime nën rrënoja, u kthye në një turp kombëtar.

Ndaj sot, ndoshta është dita që ministrja ta rilexojë këtë letër, ajo është sa tragjike, aq edhe komike.

Letra e Olta Xhaçkës për Presidentin e Republikës (Korrik 2019).

 

Etiketa: ilir metaOlta xhacka
Pas

“Ndihem e gëzuar që kam njerëzit e mi pranë, shumë prej nesh nuk e patën atë fat”, Lori Hoxha shkruan fjalët prekëse pas tërmetit

Para

“Më thotë mua qepe!”, shoqëruesi i Metës kërcënon banorin, reagon Tedi Blushi: Turp për këtë gazetari të mjerrë

Para
“Më thotë mua qepe!”, shoqëruesi i Metës kërcënon banorin, reagon Tedi Blushi: Turp për këtë gazetari të mjerrë

“Më thotë mua qepe!”, shoqëruesi i Metës kërcënon banorin, reagon Tedi Blushi: Turp për këtë gazetari të mjerrë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zgjedhjet, voton Manastirliu: Një ditë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë

Rama voton me bashkëshorten në Surrel: Sot është fjala e popullit! Do të jemi vendi tjetër i BE

Kryeministri Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda votojnë në Surrel

Përfundon me sukses votimi në burgun e grave në Pojske të Pogradecit

KQZ publikon shifrat: Sa është pjesëmarrja në zgjedhje

E paprecedentë! Votuese në Tiranë, kandidatja e PD futet në qendrën e votimit në Fier dhe u bën presion komisionerëve

Humbin 500 fletët e votimit në Qendrën e Votimit në Fier, gjenden vetëm 47

“Do të kemi një ditë të dytë vere!”/ Berisha thirrje qytetarëve: Votoni për shqiptarët, fëmijët dhe pensionet!

Zgjedhjet parlamentare, voton ministri Gonxhja

Zgjedhjet e 11 majit, kryetari i PD, Sali Berisha voton në shkollën “Kosova”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.