19:18 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbulohet lëvizja e papritur e Ramës, në orën 11:00 thërret në takim…

09:43 | 10/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Euroactiv: Hollanda ‘hedh në erë’ shpresat e Shqipërisë për në BE

Kryeministri Edi Rama do të thërrasë sot në orën 11:00 një takim me ambasadorët e vendeve më të rëndësishme të BE-së që janë akredituar në vendin tonë.

Para takimit me kryeministrin Edi Rama, ambasadorët e vendeve të BE-së do të kenë një takim në zyrën e Luigi Sorecës.

Pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së Elisa Spiropali, u shpreh se kjo forcë politike do të nisë procedurat për shkarkimin e presidentit Meta ditën e enjte.

“Kryesia e PS ka diskutuar mbi aktin brutal të Ilir Metës ndaj republikës së Shqipërisë. Në seancën e së enjtes ne do të kemi një debat të gjerë, mbi një institucion të ri, të quajtur ç’dekretim. Ne si Kryesi mendojmë se Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë pozicion, Kuvendi do të nisë procedurat për shkarkimin e Ilir Metës”, u shpreh Spiropali.

Në këto dy ditë pas deklaratës së Metës, Rama ka vijuar fushatën e tij në disa qytete të vendit , duke thënë se zgjedhjet do të mbahen në 30 Qershor dhe kjo është e panegociueshme.

Meta, në konferencën e jashtëzakonshme që mbajti sot në mëngjes, u shpreh se presidenti është i vetmi organ kushtetues që mund të vendosë për datën e zgjedhjeve qoftë lokale, qoftë ato qendrore, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë dhe pretendimeve të kryeministrit Rama.

Presidenti theksoi se ai kishte grumbulluar të dhëna se në rast se në 30 Qershor do të mbaheshin votime, vendi mund të shkonte drejt një konflikti civil me pasoja shumë të rënda për vendin.

Meta tha më tej se në rast se zgjedhjet do të mbaheshin në 30 Qershor, pa opozitën, atëherë vendi do të kthehej në një regjim diktatorial, ku qytetarët do të detyroheshin që të përballeshin me njëri-tjetrin.

Presidenti komentoi më tej dhe protestat e opozitës, duke thënë se në disa raste ka pasur tejkalim të kompetencave nga ana e policisë, duke u përgjigjur në mënyrë jo propocioonale. (Lexo edhe ketu) 

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Nga rreziku për konflikt civil te zgjedhjet njëpartiake/ Arsyetimi i plotë i presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve

Para

”Akt brutal”, PS nis procedurat për shkarkimin e Ilir Metës

Para
Përplasja te “Petro Nini”, Spiropali sulmon policinë: Ishte aty sa për t’i shtuar ankthin banorëve

''Akt brutal", PS nis procedurat për shkarkimin e Ilir Metës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Greqi/ Zjarr në një parking nëntokësor të qendrës tregtare në Pire, dëmtohen tre automjete

Kriza humanitare në Gaza, Gjermane nuk e përjashton mundësinë e pezullimit pjesërisht të Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael

“Po blen sasi të mëdha nafte nga Rusia, dhe po e shet në tregun e hapur”, Trump kërcënon Indinë me rritje të tarifave doganore

Ukraina nuk ndal sulmet, goditet me dronë rajoni jugor i Volgorodit

BE do të pezullojë kundërmasat doganore të SHBA-së për 6 muaj

Deputeti shqiptar në parlamentin serb Shaip Kamberi padit Ana Brnabiç për nxitje të urrejtjes kombëtare e fetare

Aksident në aksin Fier- Levan, mjeti humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën elektrike. Lëndohet drejtuesi i automjetit

Itali, tre të vdekur dhe 15 të plagosur në një aksident rrugor, kamioni përplaset me automjete të parkuara

Bashkimi Europian pezullon tarifat ndaj SHBA

Stuhi e fortë shiu dhe breshëri godet rrethin e Gramshit – Dëme të mëdha në bujqësi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.