23:05 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Zbulohet lëvizja e qeverisë/ Drejt shkrirjes Bordi i Karburanteve, fiksuan çmimet për një vit me radhë

10:34 | 25/05/2023
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulohet lëvizja e qeverisë/ Drejt shkrirjes Bordi i Karburanteve, fiksuan çmimet për një vit me radhë

Më shumë se një vit pas krijimit të tij, qeveria duket se ka vendosur më në fund të shfuqizojë bordin e karburanteve. Mësohet se Këshilli i Ministrave ka përgatitur projektvendimin për shfuqizimin përfundimtar të Bordit të Karburanteve.

Burime nga brenda qeverisë thanë për Oligarkia.al se drafti është në sistemin e brendshëm të e-akteve dhe pas procedurës standard pritet të miratohet në mbledhjen e ardhshme të qeverisë.

Bordi i Karburanteve u krijua në mars të vitit të kaluar, me justifikimin për të ndalur spekullimin në tregun e naftës. Që nga ajo kohë, çmimet e karburanteve në vend në të gjitha hallkat e tregut nga shumica deri tek pakica janë caktuar me vendim të bordit.

Por krijimi i bordit shkaktoi kundërshtime të ashpra, jo vetëm politike, por edhe nga ekspertët. Opozita ka akuzuar publikisht qeverinë se e përdori Bordin për të mbytur konkurrencën në treg dhe për të pasuruar oligarkët e naftës.

Për këtë arsye, Partia Demokratike iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me dy kërkesa të ndryshme për të shfuqizuar Bordin e Ushqimeve dhe atë të Karburanteve. Pas kërkesës së PD, Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi Bordin e Ushqimeve si të papajtueshëm me Kushtetutën.

Por në padinë e dytë, atë për Bordin e Karburanteve bëri një interpretim tjetër duke mos e shfuqizuar Bordin, por vetem një pikë të vendimit të qeverisë për ngritjen e tij. Vendimi i çuditshëm i GJK ia la topin qeverisë për të ndryshuar Aktin Normativ për shfuqizimin e Bordit. Dhe gati një muaj e gjysmë pas këtij vendimi, qeveria duket se ka vendosur më në fund që ta shkrijë përfundimisht Bordin e Karburanteve duke rikthyer tregun e lirë, pas më shumë se 1 viti.

Pas

‘Zoti deputet do ja rrisësh rrogën vetes?’, përplasje para Kuvendit, proteston Lëvizja Bashkë, ligjvënësi: Kam 6 vite që se marr pagën

Para

ChatGPT tashmë ofrohet shqip në iOS! Mira Murati ndan lajmin e mirë me shqiptarët

Para
ChatGPT tashmë ofrohet shqip në iOS! Mira Murati ndan lajmin e mirë me shqiptarët

ChatGPT tashmë ofrohet shqip në iOS! Mira Murati ndan lajmin e mirë me shqiptarët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.