Është zbuluar lista me 9 kandidatët që kanë shprehur interesin për të marrë vendet e lëna bosh në Gjykatën Kushtetues.
Disa prej emrave kanë punuar më herët si këshilltarë ligjor pranë Gjykatës Kushtetuese.
Fjona Papajorgji është këshilltare në Gjykatën Kushtetuese.
Arta Vorpsi këshilltare ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese.
Avni Shehu avokat
Klodian Rado, ish-gjyqtar dhe Këshilltar Ligjor
Elsa Toska, këshilltare ligjore pranë Gjykatës së Lartë
Ilir Mustafaj ish-anëtar i këshillit të lartë të Drejtësisë
Njoftimi i Kuvendit:
Pas shpalljes nga Kuvendi i Shqipërisë, në datën 4.3.2019, të hapjes së procedurave të aplikimit për vakancën e plotë për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese që do të zgjidhet nga Kuvendi, kanë paraqitur kërkesën për shprehje interesi, si dhe dokumentacionin përkatës, kandidatët:
- Arta Vorpsi
- Avni Shehu
- Elsa Toska
- Fiona Papajorgji
- Klodian Rado
- Kostandin Kazanxhi
- Mitat Dautaj
- Ilir Mustafaj
- Valbona Bala (Pajo)
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post