Fax News informon se autoritetet turke kanë goditur sërish rrjetin e trafikantit shqiptar Met Kanani, i cili u arrestua pak ditë më parë, pas një aksioni të antidrogës në qytetin e Bodrumit.
Pas hetimeve të autoriteteve turke u zbuluan edhe dy bashkëpunëtorë të tij dhe një magazinë ku kultivohej kanabis.
Mësohet se magazina e kanabisit u zbulua nga Policia e Stambollit dhe në të u gjetën 218 rrënjë kanabis.
U sekuestruan gjithashtu edhe gjashtë çadra të përdorura për prodhimin e drogës, tre pajisje ngrohëse, tre ventilatorë, dy peshore dhe instrumente për matjen e temperaturës.
(E.L/Faxweb)