Detaje të reja dalin në dritë pas ngjarjes që tronditi sot qytetin e Vlorës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri 2 persona.
Autorët e vrasjes së Erven Hysenit dhe Roland Saliut në Vlorë kanë përdorur një makinë BMW.
Pasi qëlluan me breshëri në drejtim të lokalit ku ndodheshin dy viktimat, ata u larguan me shpejtësi dhe më pas braktisën makinën në fshatin Panaja.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në mes të qytetit të Vlorës tek sheshi i ‘Falmurit’, pranë një lokali.
Në foton e mëposhtme është pikërisht makina e braktisur e vrasësve.
(S.SH/Shuplaka)