Kryeministri Rama, ka vendosur që këtë fundjavë ta kalojë në bregtein e jugut dhe konkretisht në Vlorë. Dy javë më parë kryeministri Rama ishte së bashku me familjen e tij, Linda Ramën dhe djalin e tij.
Ndërsa këtë fundjavë Rama është në krah të djalit të George Soros, presidentin e Këshillit Drejtues së Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Aleksander Soros.
Dy ditë më parë Soros, pati një takim me presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç,ku u fol për territoret mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa ditën e sotme ai ndodhet në jug të Shqipërisë, së bashku me kryeministrin Rama.
Në postimin e tij Alex Soros shkruan: “Fantastike të jem sërish në Shqipëri dhe të kalojë pak kohë me kryeminstrin Edi Rama, njeriun më vizionar. Për të diskutuar mbi progresin e Shqipërisë drejt integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal.”
(E.V/Faxweb.al)