E ardhmja e Elseid Hysajt është prej dy vitesh një telenovelë me shumë seri.
Forma e mirë e mbrojtësit të Kombëtares në elitën e futbollit italian, ka bërë që ai shpesh të lidhet me emra të mëdhenj në futbollin europian për transferim të mundshëm brenda apo jashtë Italisë.
Mirëpo, së fundmi, e ardhmja e tij është më afër se kurrë për të mësuar destinacionin zyrtar.
Sipas mediave pranë Lacios, mbrojtësi do të prezantohet këtë të mërkurë me bardhekaltrit, për të qenë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Sarri.
Hysaj pritet që të firmosë një kontratë katërvjeçare me një pagë neto prej 1.8 milionë eurosh në vit.