Bleona Qereti është një nga këngëtaret shqiptare që përherë shokon me daljet e saj, ndërsa prej vitesh është shpërngulur në SHBA.
Së fundmi është mësuar se mes saj dhe moderatorit të njohur Blendi Fevziu ekziston një miqësi e mirë, e cila daton prej shumë vitesh.
Një gjë të tillë e ka zbuluar vetë Bleona npërmjet disa fotografive të publikuara në profilin personal të saj në rrjetet sociale. Në shpjegimin e këtyre fotografive, këngëtarja ka bërë të ditur se ajo para shumë vitesh ka marrë një dhuratë të shtrenjtë të bërë pikërisht nga gazetari i njohur i TV Klan.
Ai i ka dhuruar rreth 9 vite më parë një varëse çelësash të firmës “Cartier”. Bleona e ka publikuar këtë dhuratë duke shkruar:
“Blendi Fevziu xhemla kjo dhurata jotë cartier është tek çelësat e mi për 9 vjet, love you,”-shkruan këngëtarja. Mesa duket miqësia e tyre është mjaft e forte dhe siç edhe duket vazhdon të zgjasë.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post