Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve deputetët opozitarë kanë braktisur seancën, pasi sipas tyre është e papranueshme të diskutohen ligjet sa kohë që situata në vend ka probleme më emergjente. Kjo duke iu referuar fshehjes së ngjarjes së Elbasanit nga ana e Policisë.
Po ajo që të bie në sy është ajo çka thotë Ulsi Manja, që i drejtohet opozitës me fjalët ‘’ju s’keni përgjegjësi”, fiks për fiks si refreni i kryeministrit Rama nga foltorja e Kuvendit.
Çfarë ngjashmërie kjo e vartësit me shefin…interesante!
MË POSHTË JU SJELLIM NJË PJESË NGA FJALA E RAMËS NË KUVEND DISA DITË MË PARË:
‘’ Nuk është babëzi, por ndjenja e përgjegjësisë. Qytetarët deri dje për një kontroll bazë duhet të paguanin nga xhepi. Po të kishit minimumin e përgjegjësisë, jo vetëm që nuk duhet ta përbaltnit këtë shërbim falas, por duhet të merrnit pjesë në thirrjet për domosdoshmërinë e këtij shërbimi.
Ngaqë nuk keni përgjegjësdi për ato që thoni, ju skeni as përgjegjësi në ato që mendoni… i thoni gjërat në mënyrë mekanike si një robot.
Pse i latë ju të sëmurët që shkojnë nëpër operacione, që në një masë dramatike të kenë infeksione post operatore, për shkak të veglave të ndryshkura të kohës së dashurisë shqiptaro-kineze?
Sepse ju nuk keni përgjegjësi. Qeverisët pa përgjegjësi dhe bëni opozitë pa përgjegjësi. Ne jemi të interesuar që të bëjmë debat, ndërsa debatin e kazanit për të bërë sherr cdo ditë jua kemi lënë juve. Vazhdoni të flisni se ne nuk merremi me ju.” (E.K/FAXWEB)
https://www.youtube.com/watch?v=79yXhw-2UlY&feature=youtu.be