Një depo me substanca kimike është gjetur ditën e djeshme në Siri. Qeveria siriane ka qenë ajo që e zbuloi praninë e saj në një nga lagjet e vjetra të qytetit të Aleppos. Para pak kohësh kjo pjesë e qytetit ishte nën kontrollin e terroristëve.
Mes substancave të gjetura ka dhe klor dhe sulfur, të cilat mendohet se janë përdorur nga terroristët për të prodhuar eksplozivë.
Edhe zëdhënësi i Ministrisë ruse të mbrojtjes ka deklaruar se terroristët kanë përdorur armë kimike në sulmet e tyre. (E.K/SHUPLAKA)