Zyrtarët e shtetit të Turqisë kanë zbuluar edhe personin që fshihej pas zhdukjes dhe ekzekutimit të gazetarit saudit. Sipas tyre ka qenë truproja e trashëgimtarit të fronit saudit Mohammed bin Salman, Maher Abdulaziz Mutreb i cili ka udhëhequr operacionin kundër gazetarit Jamal Khashoggi, shkruajnë zyrtarët e lartë të Turqisë.
Al Jazeera ka publikuar xhirimet e kamerave të sigurisë ku shihet Maher Abdulaziz Mutreb, udhëheqësi i grupit i cili, siç pretendojnë autoritetet turke, qëndron pas zhdukjes dhe vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.
Khashoggi është llogaritur si i zhdukur prej 2 tetorit, kur ka hyrë në konsullatën saudite në Stamboll. Në fotografi shihet sesi Mutreb hyn në konsullatë në orën 9:55 në mëngjes më 2 tetor, një orë para ardhjes së Khashoggit.
Mutreb është xhiruar se si ditën e njëjtë del nga shtëpia e konsullit në orën 16:53.
Ditën e njëjtë Mutreb dhe ekipi i tij janë xhiruar gjatë braktisjes së hotelit “Movenpick”, në afërsi të konsullatës.
I dyshuari kryesor është xhiruar edhe në hyrje të aeroportit të Stambollit në orën 18.
Sipas evidencës së Aeroportit “Ataturk”, ekipi i Mutrebit i është nënshtruar kontrollit të pasaportave me rastin e arritjes në orën 3:30 në mëngjes më 2 tetor, ndërsa e ka braktisur Turqinë mbrëmjen e njëjtë në orën 18, me dy aeroplanë privatë Sky Prime Aviation.
Siç transmeton Neë York Times, Maher Abdulaziz Mutreb, është parë në shoqëri me princin Bin Salman në aeroportet e Parisit dhe Madridit, dhe ka qëndruar në afërsi të tij edhe gjatë vizitës në Hjuston, Boston dhe në Kombet e Bashkuara.
Discussion about this post