00:56 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Zbulohet pista e parë e hetimit për vetëvrasjen e polices 23-vjeçare

18:28 | 12/05/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Vetëvrasja e polices, hetimet përqëndrohen te celulari. Fotoja e një mashkulli në ”Whatsapp”

 

Grupi hetimor që po merret vetëvrasjen e efektives 23-vjeçare, ka dyshime të forta se ajo mund të jetë shtyrë drejt këtij akti, pasi pak kohë më parë i kishte dhënë fund lidhjes me një kolegun e saj oficer policie në Tiranë, shkruan “Panorama”.

Ata dyshojnë se ndarja nga i dashuri e ka ngarkuar psikologjikisht të renë deri në atë pikë sa ajo t’i japë fund jetës. Por nuk përjashtohen as pista të tjera sa i përket shkakut që e çoi efektiven 23- vjeçare t’i japë fund jetës, vetëm 3 vjet pasi u fut në radhët e Policisë së Shtetit.

Nga hetimet e deritanishme Paranxhela Shahini rezulton të mos ketë pasur asnjë shqetësim tjetër serioz në jetën e përditshme dhe as për shkak të detyrës.

Pasi kanë rindërtuar skenën e krimit, agjentët e hetimit e konsiderojnë vetëvrasje “eksperte” ngjarjen e dy ditëve më parë.

Policja 23- vjeçare u vetëvra me armën e shërbimit paraditen e kësaj të mërkure, duke lënë pas dhimbje të thellë te familjarët dhe misterin e një akti që la të shokuar jo vetëm të afërmit, por edhe kolegët dhe të gjithë ata që e njihnin.

Familja e efektives  ka vendosur ta varrosë vajzën e re me fustan nusërie, veshje që vajza nuk pati mundësi ta vishte kur ishte gjallë.

Ajo nuk ka lënë për familjarët asnjë letër të shkruar, ku të shpjegonte arsyet e aktit ekstrem. 

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: Vetevrasjevrasje
Pas

Ministrja fton shqiptarët për një “FuckUp Night” tek Piramida, çfarë të jetë kjo vallë? (FOTO)

Para

Rama jep urdhër para fushatës: Të mos përdoret administrata dhe asetet e saj, pezullohen ata që kandidojnë për deputetë

Para
Rama jep urdhër para fushatës: Të mos përdoret administrata dhe asetet e saj, pezullohen ata që kandidojnë për deputetë

Rama jep urdhër para fushatës: Të mos përdoret administrata dhe asetet e saj, pezullohen ata që kandidojnë për deputetë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.