16:00 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

ZBULOHET plani i PS-së, si do ”luftohen” deputetët rebelë në Kuvend

08:47 | 23/12/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Rrugë tjetër nuk ka”, Lulzim Basha publikon FOTOT pikante nga protesta

Përpos përjashtimit me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, Partia Socialiste ka një plan tjetër për të ndaluar përsëritjen e akteve të dhunshme në seancat plenare, duke disiplinuar dhe ndëshkuar deputetët që përfshihen në akte të tilla. Plani është paralajmëruar nga kryetari i grupit parlamentar socialist dhe do të vihet në zbatim në muajin janar. Bëhet fjalë për miratimin, edhe në mënyrë të njëanshëm, pra vetëm me votat e shumicës parlamentare, të Kodit të Sjelljes së Deputetëve, në fillim të janarit.

Taulant Balla ka deklaruar se, në mungesë të konsensusit me PD­-LSI, PS do të miratojë në mënyrë të njëanshëm Kodin Sjelljes, si një tjetër masë për parandalimin e sulmeve në Kuvend, shkruan shqiptarja.com. Kodi i Sjelljes parashikon 8 rregulla sjellje, të cilat duhet të respektohen nga anëtarët e Parlamentit, në të kundërt, për çdo shkelje, do të merren masa disiplinore.

Konkretisht, Kodi i ri i Sjelljes, i kërkuar nga ndërkombëtarët, parashikon që deputeti nuk duhet që të ndërmarrë veprime apo sulme personale ndaj ndonjë deputeti tjetër si dhe nuk duhet që të bëjë thirrje për përdorimin e dhunës në Kuvend.

Gjithashtu, deputeti nuk duhet që të pengojë ose të cenojë rregullin e zhvillimit të punimeve të Kuvendit. Këto rregulla janë parashikuar për të disiplinuar deputetët që nxisin apo dmostrojnë akte dhune. Ndërkaq, janë parashikuar edhe disa rregulla të tjera, të cila ndalojnë fyerjet në seancë plenare.

Kështu, Kodi i ri parashikon që deputeti nuk duhet të përdorë fjalë fyese që cenojnë personalitetin e drejtuesit të seancës. Deputeti nuk duhet të shprehet me fjalë të pahijshme dhe ofenduese në Kuvend si dhe nuk duhet që të kërcënojë apo fyejë deputetët e tjerë, anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe personalitetet e tjera të larta shtetërore.

Një tjetër pikë parashikon që deputeti nuk duhet të përdorë një gjuhë të shprehuri, e cila promovon urrejtjen në bazë të racës, fesë, përkatësisë etnike, origjinës kombëtare, gjinisë, orientimit seksual, prejardhjes sociale, aftësisë fizike ose mendore.

Deputeti nuk duhet gjithashtu që të shfaqë asnjë formë diskriminimi dhe stereotipizimi në gjuhën e përditshme, në fjalime politike, apo edhe gjatë diskutimit të projektakteve në Kuvend. Ndëshkimi Përmbajtja aktuale e Kodit të Sjelljes parashikon që në rast të shkeljes së këtyre rregullave, ndaj deputetit zbatohen masat disiplinore të parashikuara në Rregulloren e Kuvendit.

Kur nuk kemi të bëjmë me vepra penale, masat disiplinore që zbatohen ndaj deputetëve janë tërheqje vëmendjeje, vërejtje, përjashtim nga seanca plenare dhe përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare deri në 10 ditë. Por, Kodi i Sjelljes po rishikohet nga deputetët dhe nisur nga ngjarjet e rënda gjatë seancës së fundit, kur u zgjodh kryeprokurorja e përkohshme, priten parashikime më të detajuara të rregullave të sjelljes dhe ndoshta edhe ashpërsim të ndëshkimeve. 

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: deputetetkodi i sjelljesplani ps
Pas

Vdekja e 23-vjeçarit në Francë, gazetarja: Shteti ynë nuk ngre as gishtin kur përdhoset shqiptari

Para

Ç’tha Balla për Kryemadhin që ”shkriu” së qeshuri Spiropalin dhe Manjën (VIDEO)

Para
Ç’tha Balla për Kryemadhin që ”shkriu” së qeshuri Spiropalin dhe Manjën (VIDEO)

Ç'tha Balla për Kryemadhin që ''shkriu" së qeshuri Spiropalin dhe Manjën (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zbulohen detaje nga SHBA për sulmin ndaj centraleve bërthamore iraniane

Mundësia e artë e Dinamos në Ligën e Konferencës për të rritur çmimin e sulmuesve

Pjeshka shtrenjtohet pas dëmeve nga ngricat e pranverës

Kolonjë/ Autoritetet marrin masa kundër murtajës, blegtorët me 47 mijë krerë bagëti

Vance: SHBA duan të arrijnë një marrëveshje afatgjatë me Iranin

Aksident i rëndë në rrugën Vlorë-Selenicë, një i plagosur rëndë

Teherani refuzon negociatat, bota kërkon ulje të tensioneve

Papa reagon, Irani kthehet drejt Rusisë. Ati i Shenjtë kërkon dialog, ministri i jashtëm iranian nesër në Moskë

Hegseth pas sulmit në Iran: Kur Trump flet, bota duhet të dëgjojë dhe tani kërkohet paqe

“Serbia kërkon luftë, po e tregon hapur”, Andoni: Shqipëria dhe Kosova të përgatiten për kohë të vështira

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.