Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, në orët e vona të natës së mbrëmshme më ironi dhe batuta, ka nxjerrë një dokumet të quajtur ‘Top Secret’, ndaj akuzave drejtuar liderit të PD-së Lulëzim Basha.
Në këtë ‘dokument’, shihen detajet ironizuese ndaj Bashës, ku sipas kryeministrit policia nga vëzhgimet e bëra, rezulton se prej orës 07:00 të mëngjesit deri në 10:00, është duke fjetur gjumë, më pas ha mëngjes, ha drekën, shkon në parlament dhe më pas sërish në gjumë.
Ky ‘raport’, i publikuar nga Rama, ka ngjallur shumë debate nga qytetarët të cilët kanë reaguar ashpër ndaj tij.
Një prej komentusve i shkruan:” Ç’fare niveli i ulet i kryeministrit, me çka ka kohe te merret.. ne vend qe te merret me hallet e qytetareve dhe ta zhvilloj vendin e ta luftoj krimin e korrupsionin.. marre marre, turp kryeminister!”
Nga ana tjetër edhe përgjigjet e Ramës nuk kanë munguar, duke debatuar me ndjekësit e tij. (E.V/Faxweb.al)