Me datë 08 Korrik në orën 18:00 bëhet me dije se do të zhvillohet një sencë plenare për ndërimin e Komisionit Hetimor për shkakrimin e Presidentit Ilir Meta.
Sipas burimeve, deputetëve socialistë u është dhënë porosia që të mos muungojë asnjëri prej tyre në këtë seancë.
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur zyrtarisht me datë 19 Qershor procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Kërkesa për shkarkim e firmosur nga 55 deputetë të Kuvendit është paraqitur në këtë datë në Komisionin për Çështjet Ligjore nga kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla i cili i ka argumentuar shkeljet e Presidentit të konstatuara preh firmëtarëve (lexo ketu).
Ndërkohë gjatë pasdites së sotme, kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur deklaratës më shumë se një orëshe të presidentit, Ilir Meta para mediave, duke e konsideruar si një provë më shumë bindëse për shkarkimin e tij nga detyra.
Balla shprehet se Presidenti është subjekt keqardhjeje njerëzore dhe vendosmërie ligjore jnga ana e mazhorancës dhe shton se po priten të gjitha procedurat ligjore të duhura sipas tij, për shkarkimin e Mëtës (lexo ketu).
(F.GJ/FAXWEB.AS)
Discussion about this post