Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli sot në një konferencë për shtyp, ku foli lidhur miratimin e projektbuxhetit për vitin 2019 nga qeveria.
Ai u ndal tek parashikimi i buxhetit për atë që e quajti si ‘shpenzime luksi’ për rehatinë e tyre, ku tha se 18 milionë dollarë do të përdoren për këtë arsye. Basha theksoi se ndërsa qytetarët shqiptarë ‘luftojnë’ për bukën e gojës, qeveria shpenzon miliona për rehatinë dhe luksin e tyre.
“A e dini se sa lekë do të shpenzojë qeveria e Edi Ramës për luks në vitin 2019?
Vetëm për zyra, kolltuqe, shpenzime luksi, buzëkuq qeveria dhe makina, kjo qeveri ka vendosur që të vitin 2019 të shpenzojë 18 milionë dollarë.
Këto para vetëm për rehatinë e tyre. Kjo shumë parash është e barabardë me buxhetin e 9 mijë familjeve që mund të merrnin një ndihmë ekonomike”, u shpreh Basha.
Më tej ai u shpreh se në të tilla kushte, qeveria do të mbajë përgjegjësi, ndërsa nuk kurseu as edhe zyrtarët që do të përfshihen në to.
(B.B/ Faxweb.al)