16:39 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Zbulohet sa persona kanë të ardhura mbi 15 mijë euro në vit në Shqipëri, të dhënat zyrtare

13:18 | 10/02/2017
në Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulohet sa persona kanë të ardhura mbi 15 mijë euro në vit në Shqipëri, të dhënat zyrtare

Pagat janë relativisht të ulëta në vendin tonë dhe numri i personave që zyrtarisht deklarojnë se kanë të ardhura me të larta se 2 milionë lekë në vit (rreth 15 mijë euro) është shumë i ulët. Sipas të dhënave zyrtare nga tatimet, që i referohen personave që kanë bërë deklarimin e të ardhurave vitin e kaluar janë dorëzuar gjithsej 6341 deklarata nga individët tatimpagues, shkruan monitor.

Sipas kësaj reviste është minimal numri i individëve që kanë deklaruar se kanë të ardhura mbi 1250 euro në muaj (15 mijë euro në vit). Kjo llogaritje është bërë në raport me totalin e të punësuarve në vend, vetëm 0.6% e tyre (në total sipas INSTAT janë mbi 1 milion të punësuar në vit, nga të cilët 417 mijë në sektorin privat jo bujqësor, 475 mijë në bujqësi dhe 165 mijë në shtet).

Duke u bazuar në ligjin mbi tatimin për të ardhurat, individët me të ardhura mbi 2 milionë lekë në vit duhet të bëjnë çdo vit deklarimin e tyre në tatime deri në datën 30 prill. 

Po kështu trendi i deklarimeve ka ardhur gjithsesi në rritje dhe ky ritëm në vitin e kaluar Ishte në 11% rritje kundrejt vitit paraardhës.

Këto shifra dhe përllogaritije i referohen vetëm individët që zyrtarisht kanë deklaruar se të ardhurat e tyre i kalojnë 1250 euro në muaj, ndërsa numri real i tyre, përfshirë të ardhurat e padeklaruara, apo ato të përfituara me korrupsion ose aktivitet ilegal është praktikisht i pamatshëm.

Tatimi mbi pagat e larta, më dekurajuesi në rajon

Shqipëria mban rekord në rajon për taksimin e Individëve me paga të larta.

Norma progresive prej 23%, për pagat mbi 130 mijë lekë (rreth 930 euro) është unike në gjithë rajonin, që I taton të ardhurat nga paga mesatarisht me 9-11%. Për krahasim, Mali I Zi, që paga të larta kategorizon ato mbi 720 euro neto, I taton me 11%, nga 9% që tatohen pagat nën këtë nivel.

Edhe Serbia, që I ka taksat mbi biznesin të larta dhe të krahasueshme me ne, të ardhurat nga punësimi dhe të ardhurat nga biznesi I taton me 10%. Serbia taton të ardhurat nga copyright dhe të ardhurat nga qiraja 20%; të ardhurat nga kapitali 15% duke përjashtuar nga taksimi shitjen e aseteve që Ishin në pronësi të shitësit për më shumë se 10 vjet.

Në Maqedoni, tatimi mbi të ardhurat personale është I sheshtë prej 10%. Në Mal të Zi, tatimi mbi të ardhurat është 9% dhe rritet në 11% për të ardhurat prej më shumë se 720 Euro neto/muaj nga punësimi. Në këtë shtet, pagat për punonjësit Start up (përveç për sektorët e bujqësisë, peshkimit, transportit, ndërtimit të anijeve) janë subjekt I përjashtimit nga taksimi për 8 vjet, deri në një shumë totale prej 200,000 euro.Kosova ka tatimin mbi pagën më të ulëtin në rajon, progresiv nga zero në 10 (0%/4%, 8%, /10%). Në Bosnjë Hercegovinë, tatimi mbi të ardhurat është fiks, 10%. (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: mbi 15 miijene muajpagat
Pas

Pas ‘’Selamit’’ arkivohet edhe ‘’Tahiri’’, Administrativja mbështet vendimin e KQZ-së

Para

Atentati në Vlorë, zbulohet se kush donte t’a vriste 28-vjeçarin Lulushi (EMRI I AUTORIT)

Para
Qëllohet me armë zjarri truproja e një pikë bastesh në Vlorë, i shpëtoi  atentatit 3 muaj më parë  (FOTO+VIDEO)

Atentati në Vlorë, zbulohet se kush donte t'a vriste 28-vjeçarin Lulushi (EMRI I AUTORIT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Delvinë/ Zjarret kthehen në rrezik për banorët, Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e tre fshatrave

Franca, Britania dhe Gjermania zhvillojnë takim në Stamboll me Iranin për bisedimet bërthamore

Akuzohet për shpërdorim detyre, Arben Ahmetaj kalon për gjykim në GJKKO për dosjen “Buka”

Anesti jetoi në heshtje, vdiq në dhimbje- Kryeplaku: E qëlluan në syrin tim, nuk kishte më jetë në shtëpinë e tij

Kina i jep mbështetje konferencës së OKB-së për Palestinën në përpjekje për të promovuar zgjidhjen me dy shtete

49 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit të pasagjerëve në Rusi

USAID-i nuk gjen prova se Hamasi ka vjedhur ndihmën e financuar nga SHBA-ja

Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, policia publikon planin e masave, ja rrugët që do të bllokohen

Fier/ Zbulohet parcelë me 190 bimë kanabis në Çipllakë, arrestohet 41-vjeçari që i kishte kultivuar

Gjirokastër/ I preu rrugën dhe u përplas me autoambulancën që transportonte pacientin e sëmurë te ‘Ura e Kardhiqit’, arrestohet shoferi 66-vjeçar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.