09:09 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Zbulohet sasia e drogës e kapur në Qafë Thanë, plot 273 kilogramë brenda kaminonit

15:40 | 05/03/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndalohet kamioni plot me drogë në Qafë Thanë, u zbulua nga dogana shqiptare

Një kamion me drogë është kapur gjatë kontrollit të ushtruar në pikën kufitare të Qafë-Thanës mëngjesin e sotëm. Burime për “Shuplaka” bëjnë me dije se mjeti ku fshihej lënda narkotike është ndaluar nga dogana shqiptare pas kontrollit të ushtruar në të. Mjeti u zgjodh për kontroll në vijën e dytë dhe më pas në skaner, ku pas skanimit u shfaqën dyshime se kishte lëndë narkotike.

Sipas Policia Kufitare u sekuestruan 1563 kuti plastike,  me peshë 273 Kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Kjo sasi drogë ishte e  fshehur në 800 paleta druri në rimorkion e një traileri. Në flagranë është arrestuar edhe drejtuesi i mjetit, 40 vjeçari, Nikola Damcheski, banues në Maqedoni.

Detaje:

Shtetasi i mësipërm është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë me një mjet tip trailer të markës “Volvo”me targa OH9622AB dhe Rimorkio me targë OH0696AC, në të cilën ishin të imbarkuara paleta druri.

Ky mjet u përzgjodh për kontroll në vijën e dytë dhe më pas në Skaner. Gjatë procesit të skanimit, u shfaqën dyshime se në mjet mund të ishte fshehur lëndë narkotike.

Nga kontrolli i detajuar, në pjesën e brendshme të 800 paletave prej druri, u konstatuan vende të përshtatura, në të cilat ishin fshehur 1563 kuti plastike (me ngjyrë të  zezë) me peshë totale 273 KG lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa .

Veprimet proceduriale të rastit, u kryhen nga ana e Specialistëve të Sektorit për Narkotikët dhe Trafiqet në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Nga këto struktura vijon puna për dokumentimin  e ngjarjes, thellimin e hetimeve, identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë linjë trafiku ndërkombëtar të lëndëve narkotikëve.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për   veprën penale:  “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet  283/a dhe 22 i Kodit Penal.  (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: drogeqafe-thane
Pas

Alban Voda i preu kokën 66-vjeçarit, gruaja e viktimës: Jemi konfliktuar 1 vit më parë, nuk kishim marrëdhënie të mirë me autorin

Para

“Duket që në atë çadër, Rama do të futet si viktimë dhe jo shkaktari i saj”

Para
“Duket që në atë çadër, Rama do të futet si viktimë dhe jo shkaktari i saj”

"Duket që në atë çadër, Rama do të futet si viktimë dhe jo shkaktari i saj”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.