Propozimi në gjunjë i moderatorit shqiptar Ardit Roshi për partneren e tij Blerina Bajko ishte një ndër gjërat më të bukura ndodhur ditëte fundit në showbizin shqiptar.
Për të folur rreth historisë së tyre të dashurisë Blerina Bajko së bashku me Ardit Roshin ishin të thirrur mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Soiree’.
Ata treguan se janë njohur nga një grup i përbashkët shokësh dhe ka qënë vetë Blerian e para që i ka shkruar Ardit pasi u kthye nga Italia.
Po ashtu ndër të tjera Jondia moderatorja e emisionit e ka pyetur se cfarë mendimi kishte i ati i Blerinës aktori i njohur Agim Bajko për lidhjen e tyre.
“I pëlqente fakti që ka shumë karizëm dhe ambicje, por donte që ta merrnim shumë shtruar”, ka treguar Blerina Bajko.
Discussion about this post