Prej 3 ditës filmi ‘2 gisht mjalë’ është duke u shfqur në kinematë shqiptare. Ermal Mamaqi si producent dhe aktor dhe njëkohësisht Elvana Gjata, të cilën e kemi parë për herë të parë si aktore, na kanë surprizuar me performancën e tyre.
Ermal Mamaqi i ftuar tek programi ‘Rudina’ ka treguar se sa ka kushtuar filmi ‘2 gisht mjaltë’.
“Mora ekipin më të mirë që mund të kisha mundësi të merrja për të arritur një standard të lartë që askush të mos thoshte asgjë. Standardi është aq i lartë saqë ne po synojmë të bashkëpunojmë edhe me Netflix, ata po presin vetëm numrin e shitjeve të biletave për të vërtetuar që ne jemi të shikuar në Shqipëri. Ky film ka kushtuar rreth 250 mijë Euro, një financim i pavarur. Kjo është eksperienca ime e parë si producent dhe tani që mësova mendoj se mund ta kishim bërë edhe më lirë”- është shprehur Mamaqi.
Ermali gjithashtu ka paralajmëruar një bashkëpunim me Netflix.