00:12 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Zbulohet shifra se sa paguajnë shqiptarët në vit për të parë TVSH-në

22:38 | 04/04/2017
në Ekonomi, Te Fundit
0
Zbulohet shifra se sa paguajnë shqiptarët në vit për të parë TVSH-në

Tarifa e shërbimit për përdorimin e aparateve radio-televizive ka çuar në buxhetin e shtetit vitin e kaluar mbi 1,3 miliardë lekë, shumë kjo e barabartë me 10 milionë euro.

Kjo shumë e raportuar nga tatimet rezulton të jetë 200 milionë lekë më e lartë se ajo e vitit 2015 me një rritje 18% krahasuar me faktin e 2015. Rendimenti në grumbullimin e tarifës është përmirësuar së fundmi edhe për shkak të rritjes së efektivitetit të grumbullimit të faturave të energjisë, pasi kjo tarifë grumbullohet nëpërmjet faturave të energjisë. Tarifa e paguar tradicionalisht nga shqiptarët shkon për financimin e veprimtarisë së televizionit publik, i njohur sot si TVSH-ja.

Sipas vendimit të Kuvendit të Shqipërisë numër 98, të vitit 2016, RTSH-ja i siguron fondet financiare për nevojat e veta nga burimet e përcaktuara në ligjin nr. 97, datë 4.3.2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë, RTSH-ja ka burimin kryesor të të ardhurave, tarifa e shërbimit për përdorimin e aparatit marrës të transmetimeve audiovizive në posedimin e personave në territorin e Republikës së Shqipërisë. Tarifa e shërbimit për përdorimin e aparateve televizive është 100 (njëqind) lekë në çdo muaj kalendarik”.

Tarifa paguhet nga përdoruesit familjarë dhe nga përdorues të tjerë jofamiljarë. Përdoruesit familjarë paguajnë tarifën vetëm për një marrës televiziv, pavarësisht nga numri i aparateve që kanë në familje. Përdoruesit e tjerë jofamiljarë paguajnë tarifën për çdo aparat televiziv.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) është agjenti për mbledhjen e tarifës së shërbimit për përdorimin e aparateve televizive. Mbledhja e kësaj tarife bëhet çdo muaj”./Monitor/

 

Etiketa: TVSh
Pas

Spahiu debaton me Ngjelën dhe Nazarkon: Rama tryezat për fatin Shqipërisë i bën o te ngjalat, o te peshku!

Para

Mesila Doda ngatërrohet në studio, e korrigjon Blendi Fevziu: Ai ka vdekur!

Para
Mesila Doda ngatërrohet në studio, e korrigjon Blendi Fevziu: Ai ka vdekur!

Mesila Doda ngatërrohet në studio, e korrigjon Blendi Fevziu: Ai ka vdekur!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.