Policia zbulon detaje të tjera rreth vrasjes së të riut në Vlorë Armando Rrapaj, i cili u sulmua me thikë nga dy vëllezër.
Dyshohet se shkak i sherrit midis dy vëllezërve dhe viktimës është bërë dashuria e motrës së dy të parëve.
Sipas raportimeve, Nevruz dhe Klevis Merkaj ishin kundër lidhjes së motrës nga babai, me kushëririn e 22-vjeçarit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:45, ku dy vëllezërit goditën me thikë disa herë të riun.
Rrapaj u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë në prag të derës. (D.D/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=bvpuu8AucIM&feature=youtu.be