Avokati Altin Goxhaj vijon denoncimet e tij, mbi mënyrën sesi vepruan sot autoritetet e rendit, e veçanërisht punonjësit e Gardës së Republikës. Në një postim në rrjetet sociale, Goxhaj sqaron se goditja me plumba gome nga lart poshtë mund ti sjellin vdekjen personave.
Reagimi i Goxhajt:
Goditja me plumba gome nga lart posht nuk lejohet nga standardet teknike te perdorimit te tyre pasi rrezikojne te sjellin vdekjen e viktimes nese plumbi godet ne trurin e vogel apo te shkaktimit te plagosjes se rende me pasoja deme te parikuperueshme per koken.
Sot jane filmuar dhe fotografuar me dhjetra raste te perdorimit te plumbave te gomes nga snajper te maskuar ne tarracen e Kryeministrise qe godisnin ne kend vertikal 90 grade protestuesit poshte tyre dhe ne menyre te vecante ata qe ndodheshin mbi skela te cilet mund te humbisnin edhe jeten ne rast te humbjes se ekuilibrit dhe renies nga lartesia.
Keto jane shkelje te renda dhe perbejne jo vetem abuzim me detyren te urdheruesve dhe zbatuesve por edhe vepra te renda penale.
(E.K/FAXWEB.AL)