12:32 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Zbulohet shkresa e Kodhelit, atletja Luiza Gega rrezikon shkarkimin nga Forcat e Armatosura

10:22 | 23/06/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulohet shkresa e Kodhelit, atletja Luiza Gega rrezikon shkarkimin nga Forcat e Armatosura

Luiza Gega, atletja e kombëtares shqiptare, efektive e Forcave të Armatosura, rrezikon të përjashtohet nga ushtria shqiptare.

Thyerja e ligjit të disiplinës ushtarake, duke udhëtuar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, pa marrë leje nga Forcat e Armatosura, duke garuar në Superligën turke me Fenerbahçen pritet të ketë kosto të madhe për nënkampionen e Europës.

“Panorama Sport” shkruan  se mbetet si opsion i mundshëm përjashtimi i atletes Luiza Gega si anëtare e Forcave të Armatosura. Gega ka dhënë sqarime për këtë shkelje pranë autoriteteve përgjegjëse në datën 20 qershor.

Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet një shkrese zyrtare ka dhënë detaje ekskluzivisht për gazetën rreth rastit në fjalë.

SHKRESA E MINISTRISË SË MBROJTJES:

  1. Ushtar i III Luiza Abas Gega, efektiv i FARSH që më dt. 16.06.2013, aktualisht me detyrë në Policinë Ushtarake, si pjesë e Klubit Sportiv “Tirana” në rang kombëtar ka përfaqësuar Republikën e Shqipërisë në aktivitete të ndryshme ndërkombëtare europiane dhe botërore në disiplinat 800, 1500 dhe 3000 metra (ku ka marrë edhe disa medalje). Nisur nga këto rezultate ushtar Gega deklaron se ka pasur oferta të ndryshme nga disa klube sportive jashtë Shqipërisë. Në këtë kontekst, ushtare Gega kërkoi leje për të marrë pjesë në 2 (dy) gara me klubin sportiv “Fenerbahçe” të shtetit turk (duke hedhur edhe idenë e një kontrate 1- vjeçare me këtë klub).Ushtar Gega ka paraqitur kërkesën e saj dt. 08.05.20127 dhe Komandanti i PU më datë 10.05.2017 ka përcjellë kërkesën e saj në Shtabin e Përgjithshëm. Në datën 25.05.2017 SHPFA i ka kthyer përgjigje PU që: nuk i miratohet kërkesa. Në këto kushte komanda e PU e ka njoftuar ushtar Gegën që nuk i është miratuar leja.
  1. Ushtar Gega e ka ripërsëritur kërkesën më dt. 25.05.2017, kërkesë e cila ndoqi po të njëjtën rrugë dhe më dt.31.05.2017 iu kthye e njëjta përgjigje, leja nuk miratohet. Komanda e PU e ka njoftuar për refuzimin e kërkesës me “SMS”.
  2. Nga verifikimi ynë në sistemin TIMS rezulton që ushtar Gega ka dalë jashtë shtetit pa leje më dt.31.05.2017 dhe dt.04.06.2017.
  3. Meqenëse ushtar Gega është pjesë e administratës shtetërore të RSH, aq më tepër pjesë FA të RSH, nuk mund të garojë për të përfaqësuar klube sportive që nuk janë pjesë e federatave të RSH. Si ushtarake ajo duhet të respektojë dhe zbatojë ligjet dhe rregulloret që aktualisht funksionojnë në Forcat tona të Armatosura.
  4. Konkretisht: Ligji nr. 9210/2004 “Për Statusin e Ushtarakut të Forcave të Armatosura të RSH” përcakton të drejtat, detyrimet dhe kufizimet e ushtarakut për arsye të detyrës dhe karakterit të veçantë të shërbimit ushtarak. Në nenin 19, Pika 1, Ushtarakut aktiv i ndalohet: ç-Të bëjë pushime apo të shkojë për vizita te të afërmit jashtë shtetit pa marrë leje me shkrim. Në këtë rast ushtar Gega nuk ka kërkuar leje të kësaj natyre, por leje për të konkurruar nën siglën dhe me flamurin e një shteti jo shqiptar.
  1. Në bazë të VKM 587 dt. 08.12.1999 “Për shkëputjen nga puna të sportistëve e të specialistëve të sportit për pjesëmarrje në aktivitete sportive dhe gjatë përgatitjes për to” duhet të plotësohen 2 kritere: së pari – sportisti, punonjësi i institucioneve shtetërore duhet të jetë pjesë e klubeve sportive ose pjesë e ekipeve kombëtare që garojnë në veprimtari ndërkombëtare; dhe së dyti: sportisti mund të shkëputet nga puna deri në 60 ditë në vit. Për shkëputje me periudha më të gjata, duhet që të nënshkruhet një marrëveshje paraprake ndërmjet 3 palëve: federatës, sportistit dhe institucionit shtetëror ku ai punon.
  2. Në datën 20.06.2017 ushtar Gega u paraqit në repart. Forcat e Armatosura ju shprehin konsideratën dhe ju garantojnë që të gjitha veprimet ndaj Ushtar Gegës do të bëhen sipas legjislacionit në fuqi dhe me transparencën më të lartë.

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: luiza gega
Pas

Arrestohen 4 efektivë të drejtorisë së Burgjeve në Tiranë

Para

Mesfushori shqiptar zgjat kontratën me Atletico Madridin

Para
Mesfushori shqiptar zgjat kontratën me Atletico Madridin

Mesfushori shqiptar zgjat kontratën me Atletico Madridin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndryshon masa ndaj Jamarbër Malltezit, arresti i shtëpisë zëvendësohet me garanci pasurore

Sherr për motive të dobëta mes të rinjve në Lushnjë, njëri përfundon në spital

Nga trafiku i drogës tek aksidentet dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, disa të ndaluar në Durrës në orët e fundit

Zjarre masive në Turqi, shkatërrohen disa fshatra në Izmir

Velipojë, procedohen penalisht 2 persona për zënien e hapësirave publike gjatë kontrolleve “Plazhi i lirë”

Mbi 81 persona të vdekur, rëndohet bilanci tragjik i përmbytjeve në Teksas

Rama në Vlorë: Nuk kemi tendencë t’i zëmë frymën bizneseve, trotuaret do të lirohen

Dështon për të 43’tën herë seanca për të konstituar përbërjen parlamentare të Kuvendit të Kosovës

Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike në Pogradec, policia merr masa ndaj subjekteve që nuk zbatuan urdhrin

Rezultatet e 11 majit/ Ankimimet e PD për katër qarqe, KAS vendos sot për vlefshmërinë e zgjedhjeve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.