Teza e provimit të matematikës të maturës shtetërore është bërë publike gjatë kohës që të rinjtë janë aktualisht duke zhvilluar provimin.
Dalja e tezës hedh poshtë masat e fòrta të theksuara nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, se testimi do të jetë hermetik.
Faxnews ka arritur të sigurojë tezën e provimit të sotëm. Ky denoncim është bërë publik edhe nga ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin facebook ish deputetja ka hedhur ákuza të rènda ndaj ministres Shahini.
Postimi i plotë:
Edhe #testin e #matematikës opozita e nxori?
U tha me bujë të madhe nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, se testi i matematikës është hermetik se janë marre masa të mos dalë dhe të tjera broçkulla si këto.Ka 3 ditë që për të mbuluar dështimin e saj, sulmon opozitën, por prapë dështoi.
Thirri mësuesit në oborrin e shkollës, duke rrezikuar shëndetin e tyre për të bërë shoë me masat gjoja të forta antikopjim, u hoqi celularët, i detyroi të firmosin deklarata për pushim nga puna, në rast të shkeljes së rregullave dhe çfarë bëri? Asgjë!
Turi mund t’ia kishte dalë mbanë kësaj situate më mirë sesa e dështuara Besa Shahini dhe shefi i saj Edi Rama.Testi i matematikës është zbuluar dhe Besa Shahini duhet të mbajë përgjegjësi.
Discussion about this post