05:57 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Zbulohet skandali, ja skema e ndërhyrjes në shortin e Gjykatës Administrative

19:39 | 20/03/2017
në Te Gjitha
0
Zbulohet skandali, ja skema e ndërhyrjes në shortin e Gjykatës Administrative

Një  skandal është zbuluar nga emisioni investigativ “Boom” në Ora News në lidhje me shkeljen e procedurës së shortit, për caktimin e gjyqtarëve në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë.

Edhe pse një çështje e regjistruar për gjykim duhet të ketë vetëm një gjyqtar, shorti në këtë gjykatë zgjedh për të njëjtën dosje disa gjyqtarë njëkohësisht. Pas kësaj ai që përzgjedh një nga disa gjyqtarët e përcaktuar me short, është kryetari i gjykatës, Eriol Roshi, i cili shkel në këtë mënyrë, jo vetëm procedurën ligjore, por dhe cënon hapur autonominë e gjyqësorit. 

Pavarësia në procesin e zgjedhjes së gjyqtarëve në shortet e zhvilluara në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, vihet serozisht në pikëpyetje.

Investigimi tregon se  një çështje regjistrohet disa herë brenda të njëjtës ditë dhe pas hedhjes së shortit ndodh që  e njëjta çështje i bie për gjykim disa gjyqtarëve. Në këtë moment ndërhyn Kryetari i Gjykatës që përcakton vetëm njërin prej tyre.

Raste të tilla në shortet e zhvilluara në gjashtë muajt e fundit pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ka shumë. Një prej tyre është ai i marrë nga shorti i datës 2.2.2017  ku çështja e palëve, Dega e Doganës Lezhë dhe një Shoqërie Përmbarimore  është regjistruar jo një, por tetë herë. Për pasojë nuk kemi një, por tetë gjyqtarë të përcaktuar për të ndjekur këtë gjykim. Dhe kryetari i Gjykatës Administrative ndërhyn dhe zgjedh njërin prej tyre.

Rasti i dytë vjen nga shorti i datës 16 janar  2017, ku për çështjen e regjistruar në 4 janar 2017 me palë të paditur Agjencinë Kombëtare të Burimeve natyrore janë zgjedhur 3 gjyqtarë.

Ky është rasti i tretë, në shortin e datës 30 janar 2017 e njëjta çështje është regjistruar përsëri 3 herë dhe për pasojë edhe këtë herë janë zgjedhur tre gjyqtarë nga të cilët vetëm një do të marrë në dorë gjykimin.

Në këto raste vetë gjyqtarët i drejtojnë një kërkesë Kryetarit të Gjykatës Eriol Roshi, i cili zgjedh më pas njërin prej tyre për të ndjekur çështjen. 

Problem i sistemit apo skemë e ngritur për të ndikuar që në nisje të një gjykimi në vendimin përfundimtar të tij?

Kjo është një pyetje që lind rëndom në një rast të tillë, i cili nuk është i vetmi por përsëritet rregullisht në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë. (M.D/ Shuplaka)

 

Etiketa: Gjykata Administrativekorrupsionskandal
Pas

Basha i palëkundur: Zgjedhje me Ramën kryeministër nuk do të ketë

Para

“Një sqarim për fshatarët e Saliut, pse Nishani s’mund të dalë mbi Ramën”

Para
Ngjela: Kot shpresoni në petullat që “do të bien nga qielli”. Vjedhjet e Berishës dhe të Metës do dalin

“Një sqarim për fshatarët e Saliut, pse Nishani s’mund të dalë mbi Ramën”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.