Roland Cano,mësues që prej 2010-ës në gjimnazin “11 Shkurti” në Libohovë, denoncon drejtorin e shkollës i cili i ka manipuluar rezultatet e vlerësimit.
Nga kjo gjë, e kanë transferuar nga Libohova në Nepravishtë. Veç kësaj Rolandi tregon se të gjithë mësuesit e kësaj shkolle, kanë vlerësuar me nota një nxënës të klasës së 12-të, i cili ka kërkuar azil në Francë.
Drejtori dhe mësuesja kujdestare e pranojnë që e kanë bërë këtë shkelje. Ndërsa drejtoresha e ZA-së Dropull-Libohovë,Albana Hasanaj thotë se do të ngrihet komision vlerësimi për mësues Rolandin.
Por për rastin e nxënësit, që ka marrë notat, pa qenë në Shqipëri, sipas saj duhen shkarkuar të gjithë mësuesit.
“Jam Roland Cano, mësues prej 13 vitesh në qytezën Libohovë. Kërkoj ndihmën e emisionit “Stop”, sepse besoj se jam pezulluar padrejtësisht dhe jam larguar padrejtësisht nga puna prej shkollës ku unë punoj prej 10 vjetësh nga Gjimnazi 11 Shkurti, Libohovë. Këtu ka ndodhur falsifikimi i dosjes, sipas udhëzimit 13 në drejtori. Më është hequr 1 pikë nga vlerësimi i mesatares së notës, më është hequr një pikë nga vlerësimi i kualifikimit, nuk më është dhënë mundësia të disponoj kontakt me psikologun.”
Në shkollë askush nuk e njeh psikologun.
“I kam kërkuar drejtorit numrin dhe emrin e psikologut, nuk ka pranuar të më ndihmojë. Ndodhi që mësuesja tjetër të vlerësohet me 15 pikë dhe unë me gabimet teknike të drejtorit, dhe me atë të psikologut vlerësohem me 11 pikë. Kur faktikisht duhej të kisha edhe 15 pikë. Nëse do të ishte vlerësimi i rregullt, do të ishim të dy barazim. Do të ndodhte që unë jam mësues specialist me kualifikim 10 vjeçar, unë kam katër testime të shtetërorit të nivelit 4, do të thoshte që puna duhej të më takonte mua dhe jo asaj. Mua më kanë dërguar në Nepravishtë, 10 km larg nga Libohova. Drejtori më ka pohuar që ka dy gabime teknike në vlerësimin e dosjes, po të shtosh edhe atë të psikologut, bëhen edhe 2 pikë të tjera. Unë kërkoj ndihmën e emisionit “Stop”. Të më ndihmojë të kthehem në vendin e punës, sepse nuk mund të paguaj unë për gabimin teknik të të tjerëve. Përveç kësaj, kam edhe një denoncim për të gjithë mësuesit e kësaj shkolle, sepse ka defiçenca në zbatimin e ligjit. Gjatë vitit shkollor 2018-2019 unë kam zbatuar ligjin, dhe 2 nxënës që nuk kanë qenë në shkollë, unë i kam përjashtuar, kurse kolegët e mi, siç është problemi flagrant i një nxënësi që ndodhet në Francë, që quhet R. K., i klasës së 12 A, ka braktisur shkollën në tremujorin e dytë, ka munguar në të gjithë tremujorin e tretë dhe në regjistër, pothuajse në shumicën e lëndëve figuron kalues me nota 5. Përgjegjësia për këtë shkelje kaq flagrante i takon kujdestares dhe drejtorit. Pastaj edhe të tjerëve, të cilat mbase nën presion e kanë kaluar. Një prej mësuesve nën presion për përjashtimin nga puna kam qenë edhe unë, gjë e cila ndodhi faktikisht. Unë këtë shkelje nuk mund ta denoncoja, sepse këta janë njerëz me pushtete politike, të lidhur me parti politike dhe me njerëz të fuqishëm dhe unë nuk mund të dal mbi shtetin.”
Nëpërmjet kamerës së fshehtë të emisionit “Stop”, vetë mësuesi Roland Cano takon drejtorin e shkollës.
Mësuesi- O drejtor! Dje më the, që puna ime ka mbaruar dhe duhet të vejë në Nepravishtë. Kam marrë një dokument këtu…
Drejtori- Eee…
Mësuesi- Që duhej të më jepje këtë skicën(shtojcën) e kualifikimit, e cila del si kjo është falsifikuar.
Drejtori- S’besoj!
Mësuesi- Si s’besoj?! Mesatarja ime këtu është 6.76 ( 4 pikë), 1 pikë ç’e ke bërë ti?
Drejtori- Po mund të jetë edhe ndonjë gabim, për shembull.
Mësuesi- Po si gabim? Po për atë gabim unë vete nga ana e anës. E dyta…
Drejtori- Dëgjo!
Mësuesi- Shkalla e kualifikimit.
Drejtori- Po!
Mësuesi- 2 pikë. Pse e ke manipuluar? Me “5 vjecare” jam unë apo me “10 vjecare”?
Drejtori- Me “10 vjeçar”.
Mësuesi- Po pse s’është 3 pikë?
Drejtori- Kush tha?
Mësuesi- Ja ku e ke mo, këtu!
Drejtori- Kush tha?
Mësuesi- Ja ku e ke mo?
Drejtori- Kush tha?
Mësuesi- Të bardhën në të zezë.
Drejtori- Dhe kjo është gabim! Gabim, nuk diskutohet!
Mësuesi- Si qenka gabim? Po unë iki nga puna për këtë gabim!
Drejtori- Jo mo, s’ke ik nga puna. Je në punë ti, por shiko…!
Mësuesi- Ku jam? Në Nepravishtë? Ta kam kërkuar numrin e psikologut atë ditë?
Drejtori- Po s’e kam, more Landi! As këtyre s’ua kam dhënë!
Mësuesi- Po pse s’më the? Ku ta gjeja unë atë?
Drejtori- Të thashë, është në Gjirokastër.
Mësuesi- S’më ke dhënë numrin. Si të veja në Gjirokastër? Kush ishte ky psikolog?
Pas profesor Rolandit interesohemi edhe ne si “Stop” dhe kërkojmë drejtorin e shkollës.
Sipas informacioneve, drejtori Mejdi Metaj, ka mësim tek klasa e 10, normalisht do ta presim.
Mësuesja e Histori-Gjeografisë- Drejtori është në mësim.
Drejtori njoftohet se ka ardhur “Stop”-i dhe del e na takon.
Gazetarja- Odeta, gazetare nga emisioni “Stop”!
Drejtori- Po!
Gazetarja- Juve jeni Mejdi Metaj, drejtori i shkollës “ 11 Shkurti”. Ka ardhur një denoncim, nga një mësues.
Drejtori- E di problematikën. Unë jam në mësim, sapo të mbarojë procesi mësimor…
Gazetarja- S’të ndërpreva mësimin! Unë po pres.
Drejtori- Po, pra! Kështu që prisni!
Drejtori- Përgjigjen do ta merrni, pasi të mbarojë procesi mësimor.
Gazetarja- Po nuk u ngjite lart…
Drejtori- Kam mësim, prapë!
Gazetarja- Tani është hera e dytë, që na bëni “dalje”. Po të presim! Unë këtë punë kam sot!
Drejtori- Do të prisni! Do t’ju sqaroj unë, pa problem!
Gazetarja- Dakord!
Pas disa pritjesh, më në fund drejtori i shkollës e pret gazetaren e “Stop” për t’i dhënë intervistën.
Drejtori: Në datën 30 Gusht, nëpërmjet një email-i që më erdhi urgjentisht duhej të dorëzonim dosjet e mësuesve. Me një gabim teknik timin, shkalla e kualifikimit dhe ndoshta është edhe nota mesatare.
Gazetarja: Po vlerësimi i psikologut, kush është psikolog këtu? E njeh psikologun?
Roland Cano: Jo! I kam thënë më jep emrin dhe nr cel se nuk e njoh.
Gazetarja: Kush është psikologu?
Drejtori: Ç’e do?
Gazetarja: E dua, dua të pi një kafe. Të lutem kush është psikologu?
Drejtori:Ja të tregoj pak dosjen e tij.
Gazetarja: Të lutem më dil tek psikologja…skam ardhur këtu të më tregosh ca të duash ti. O drejtooor…
Drejtori:As atë s’ta tregoj unë sepse nuk është…
Gazetarja: Pse? Ti nuk e njeh për vete?
Drejtori: Kush të tha?
Gazetarja: Ti nuk e njeh për vete pra.
Drejtori: Kush të tha?
Gazetarja: Ua ky është skandal, sinqerisht skandal. Drejtori i Shkollës ka tre mësues që janë vlerësuar nga psikologja, përveç Rolandit dhe drejtori nuk njeh psikologen…
Drejtori: Teknikisht këtij i takojnë 3 pikë, unë i kam vënë 2 pikë. Kaq.
Gazetarja: Mirë pra, nga Nepravishti, silleni prapë këtu.
Drejtori:Jo, nuk e kam çuar unë në Nepravishtë.
Gazetarja: Po nga vlerësimi juaj rrodhi…mund të bëhet edhe një herë vlerësimi?
Drejtori: Jo se s’ka…vetëm një mësues do të ketë.
Gazetarja: Më i miri, ai që grumbullon pikët më shumë. Nuk është e ndershme kjo garë. Të lutem kush është psikologja. Do iki deri në Tiranë, do të më thotë Saimiri kush është psikologja.
Mirëpo, kur erdhi momenti për sa i përket nxënësit R. K., ai tha sërish prisni një minutë.
Gazetarja: Drejtor, mësimi ka përfunduar.
Drejtori: Më prisni mua?
Gazetarja: Jo nuk ju presim juve, me gjithë mësuesit, edhe mësuese Erenën, sepse bëhet fjalë për nxënësin R. K. Sipas ish-kolegut tuaj, nxënësi që në tremujorin e dytë është larguar. Ç’mund të na thoni për këtë rast?
Mësuesja kujdestare-Si mësuese kujdestare, kam zbatuar të gjitha procedurat, dhe normalisht unë jam thjesht një mësuese. E kupton?! Ka një udhëheqës, ka një drejtues, ka një staf.
Gazetarja- Po mirë! E dini, që kjo është shkelje?
Mësuesja kujdestare- Zotëria, që ka dhënë informacionin, zotëria vetë, i ka vënë notën. Atëherë, me ç’të drejtë ia ka vënë notën zotëria? Mirë ne, hajde jemi, ta zëmë në shkelje, po zotëria përse ia ka vënë notën? Duke i dhënë “Ekonomi” djalit, duke i dhënë 2, 3 lëndë.
Gazetarja- Nuk e justifikoj veprimin e atij!
Mësuesja kujdestare- Nuk është gjë e vogël! Ja, të lindin problem, kur ti punon me gjithë shpirt dhe të ngelet topi tek një person, se është mësuesja kujdestare? Unë nuk e shikoj të arsyeshme!
Gazetarja- Pse pranove të…?
Mësuesja kujdestare- Mësuesja kujdestare e bën dot me kokën e saj? T’i flasim gjërat!
Gazetarja- Jo!
Mësuesja kujdestare- E bën dot?!
Gazetarja- E kuptoj!
Mësuesja kujdestare- Në qoftë se, nuk mblidhet stafi të diskutojë, që e ka diskutuar. Në qoftë se, nuk thotë edhe drejtuesi, që…,nuk dua ta kaloj topin tek tjetri, unë mbaj përgjegjësinë time.
Gazetarja- Nga ana hierarkike.
Mësuesja kujdestare- Por është diskutuar.
Gazetarja- Po!
Mësuesja kujdestare- Ok, mirë! Ne nuk e ngritëm si çështje e zëmë…
Gazetarja- Po!
Mësuesja kujdestare- Po ai zotëria, përse e ngriti çështjen sot, që iu prekën interesat?
Gazetarja- Po!
Mësuesja kujdestare- Pse nuk e ngriti, që atëherë?
Gazetarja- Zysh Erena, nuk e justifikoj veprimin e atij!
Mësuesja kujdestare- Se është, është…mund të jetë edhe ai mësues kujdestar, siç ka klasë kujdestari. Mund të jetë edhe ai pjesë e kësaj! A…ja mirë neve, hajde, se ashtu! Po zotëria pastaj?
Mësuesja e Histori-Gjeografisë- Ky rast, mos ta marrin si rast precedent : “O bo bo, se çfarë ka ndodhur!” Ne i kemi dhënë mundësi, se ju e patë me numër të vogël të nxënësve. Ia kemi dhënë neve mundësinë! Neve e kemi gjykuar si staf pedagogjik, pa presion, pa tension. Absolutisht, fare!
Mësuesja e Histori-Gjeografisë- E gjykuam, që duhej të merrte të paktën gjimnazin, në një farë mënyrë kështu dhe të mos futej në provimet e “Maturës Shtetërore”, dhe e bëmë domethënë për…,që ai mund të vejë të japi ato, provimet e vjeshtës.
Drejtori- S’është bërë as nën diktakt, nuk është as me presion karshi mësuesve. Në 3 mujorin e parë dhe 3 mujorin e dytë me nota pozitive, 3 mujorin e tretë, mësuesit, duke parë 5, 5, 4, ia kanë nxjerrë 5.
Mësuesja tha se djali ishte i rënduar nga ana psikologjike. “Djali kishte probleme edhe me hundën, erdhi i vëllai dhe e mori dhe thanë që t’i bënin një operim në Francë.”
Ndërsa të pyetura nëse ka raporte për problemet e djalit, ato thanë:
Gazetarja- Keni një kopje? Se zakonisht, ke regjistri, dhe që justifikohet, duhet të jetë tek regjistri.
Mësuesja kujdestare-E pra, e futa dhe unë tek regjistri.
Drejtori- Sekretarja, nuk është sot sekretarja, se…
Gazetarja- Mungon sekretarja?
Drejtori- Ka pas një vdekje në shtëpi.
Gazetarja- Po!
Drejtori- Dhe s’është sot ajo. Mund të jetë edhe tek regjistri, tek i vjetri. Nëse do t’i gjejmë, do t’i dërgojmë me ndonjë email.
Gazetarja- S’kemi ndonjë vërtetim mjekësor, që të paktën të justifikojmë veprimin e mësuesve.
Për rastin në fjalë, gazetarja e “Stop” iu drejtua Zyrës Vendore Arsimore, Gjirokastër, Libohovë, Dropull.
Albana Hasanaj, Drejtoresha e ZA Gjirokastër (Libohovë): Konkretisht kam njohur zotin Roland me shtojcën 21, në të cilën janë të gjitha kriteret për tu vlerësuar dhe pikëzuar. Tani pikëzimi i dosjes individuale është lehtësisht i bëshëm edhe nga vetë individi. E kam informuar që ka të drejtën ligjore që menjëherë pas tre ditësh pasi është njohur me vlerësimin e dosjes së tij, mund të drejtohet tek komisioni dhe jo tek drejtori i shkollës, me një ankesë. Nëse zgjidhja nuk do të vinte nga komisioni, sigurisht ajo do të mund të gjendej nga Zyra Arsimore. Ne kemi të drejtë të ringremë edhe një herë komisionin dhe të kërkojmë ribërjen e vlerësimit.
Gazetarja e “Stop” e pyeti drejtoreshën edhe për rastin e dytë.
Gazetarja- Është një nxënës, i cili është azilant në Francë. Është larguar domethënë nga shkolla në fillim të semestrit të dytë. Të gjithë mësuesit i kanë vendosur nota nga fillimi i semestrit të dytë, gjithë semestrin e tretë, pa mungesa, sikur nxënësi është paraqitur.
Drejtoresha ZA Gjirokastër- Ë..në qoftë se, keni bërë verifikime, që janë hedhur nota në 3 …,kur ka ikur djali?
Mësuesi- Ai ka ikur në semestrin e dytë.
Drejtoresha ZA Gjirokastër- Ka ikur në 3 mujorin e dytë?
Mësuesi- Po!
Drejtoresha ZA Gjirokastër- Kjo është shkelje!
Gazetarja- Ata e pohuan!
Drejtoresha ZA Gjirokastër- Kjo është shkelje! Kjo është…këtu, nuk e di, se çfarë të them! Tani po e dëgjoj nga ju! Kini parasysh se është një plagë shumë e madhe.
Gazetarja- Cilat janë masat që do të merrni në qoftë se i verifikoni të gjitha gjërat që u kemi thënë ne si “Stop”?
Drejtoresha ZA Gjirokastër- Ne do ta ndjekim hap pas hapi, sepse është shumë shpejt për të folur dhe e ndodhur para një fakti të tillë, nuk mund të mendoj dot për pasojat se çfarë mund të ndodhë me atë shkollë. Kështu që ju lutem na lini kohën e nevojshme…
Gazetarja- Do ta lini pa mësues atë shkollë?
Drejtoresha ZA Gjirokastër- Jo, pa mësues nuk do ta lëmë, kjo është e sigurt, sepse po të shikojmë listat e portalit, ka mësues pa fund që presin të punësohen. Nëse ka ndodhur diçka e tillë, ndoshta asaj shkolle do t’i çojmë disa mësues të rinj që ta meritojnë emrin mësues.