Teksa ka nisur protesta e opozitës, ish-deputeti i opozitës, Ervin Salianji ka zbuluar dhe skenarin e protestës, e cila do të jetë në formën e marshimit.
Një prej pikave ku do të ndalohet është dhe drejtoria e Policisë së Tiranës, ku mbahet i arrestuar Bardh Spahia.
Në një intervistë për Fax News, Salianji tha se opozita do të kërkojë lirimin e të gjithë të arrestuarve politik.