Të paktën 2000 monedha ari dhe argjendi janë gjetur në shtratin e lumit Danub në Hungari. Përveç monedhave janë gjetur edhe armë, shtiza dhe shpata të cilët sipas arkeologëve u përkasin viteve 1630-1743.
“Janë gjetur rreth 2.000 monedha, armë, shtiza dhe shpata,”-tha Katalin Kovacs, arkeolog me Ferenczy Museum Center.
Mësohet se thesari u gjend mes rrënojave të një anije tregtare, ndërsa arkeologët po punojnë për të zbuluar origjinën e mëtejshme të tyre dhe se cilës dinasti apo perandori i përkasin.
Balazs Nagy ishte arkeologu që pohoi se monedhat janë 90 % të huaja.
(J.D/Faxweb.)