Para se të largohej nga Barcelona për festat e fundvitit, klubi i dha urdhër yllit të skuadrës, Lionel Messit, si dhe të gjithë skuadrës se gjatë këtyre ditëve ata duhet të pushojnëdhe të mos bëjnë asgjë që mund t’i lodhë apo ta stresojë atë para fillimit të pjesës së dytë të sezonit.
“Daily Mail” raporton se Barcelona i kishte udhëzuar të gjithë lojtarët e klubit katalanas që vetëm të pushojnë dhe të distancohen nga gjithçka tjetër gjatë kësaj kohe.
Mësohet se Messi, bashkëshortja e tij, Antonella Roccuzzo, dhe tre fëmijët e tyre, e festuan së bashku Natën e Vitit të Ri, duke i kaluar pushimet në Arroyo Seco të Argjentinës.
Po ashtu bëhet e ditur se lojtarët kanë qenë të detyruar të kthehen sot te klubi i tyre në Spanjë, pasi më 7 janar do të zhvillohet ndeshja e parë e vitit të ri, kur katalanasit të përballen me Getafen.
Discussion about this post