Pas protestave të dhunshme të 27 prillit, kur kryetar i Kuvendit në Maqedoni u zgjodh shqiptari Talat Xhaferri, disa media raportuan se portat kryesore të Kuvendit janë hapur nga deputetë të VMRO-DPMNE-së, partia e drejtuar nga Nikolla Gruevski.
Sot, “Alsat M” ka publikuar një video, të siguruar nga kamerat e sigurisë së Kuvendit, ku ky raportim më në fund vërtetohet edhe me pamje.
Ndërsa protestuesit e dhunshëm godasin portat e Kuvendit të cilat ishin të bllokuara nga trarët mbajtës, është deputeti Kërrste Mukoski i cili vrapon dhe bashkë me një deputet tjetër të VMRO-DPMNE-së që dyshohet të jetë Sashe Vasilevski, të cilët heqin trarët dhe turma e dhunshme futet në Kuvend.
Vasilevski më pastaj shihet duke u përqafuar me protestuesit, ndërsa në mesin e tij është edhe Johan Tarçullovski.
Si pasojë e dhunës së ushtruar në Kuvend, mbetën të plagosur lideri i LSDM-së Zoran Zaev.
Përkrahës të liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskit, dhunuan duke e kapur për flokësh edhe deputeten e LSDM-së Radmilla Sheqerinska.
I plagosur nga kjo ngjarje tronditëse, mbeti edhe deputeti shqiptar, lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela. Ndërkohë që të tjerë të plagosur janë: Petre Shilegov, Maksim Dimitrievski, Radmila Sekerinska, Damian Mançevski dhe një tjetër deputet nga LSDM si dhe gazetarë.
Kjo situatë e jashtëzakonshme në Maqedoni, vjen si revoltë pas zgjedhjes të të parit shqiptar në krye të Kuvendit maqedonas, Talat Xhaferi. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post