Një vajzë e re e quajtur Andrea, zbuloi se i shoqi e kishte tradhtuar, dhe në këtë mënyrë ajo përgatiti hakmarrjen e cila u kthye virale në rrjet.
Do të ishte përvjetori i 3-të i dasmës së tyre, por ajo vendosi ta turpëronte publikisht bashkëshortin e saj. 23-vjeçarja i tregoi të gjithë rrjetit social Twitter sa mirë ndihet ajo pa bashkëshortin e saj Rob,, i cili e kishte tradhtuar me një tjetër.
Ata u martuan në një moshë të re dhe vendosën t’i jepnin pak kohë martesës së tyre pasi ajo zbuloi se i shoqi e kishte tradhtuar.
Gjatë kësaj kohë ajo humbi shumë peshë dhe u shndërrua në një vajzë me një super trup.
Më pas vendosi t’i jepte duart njëherë e mirë të shoqit nëpërmjet një posti publik.
Ai i kërkoi asaj të fshinte postimin, por në fakt ajo e postoi edhe lutjen e tij e cila u bë akoma më virale.
Ajo ka treguar se ndarja ka qenë e vështirë dhe se asaj i kanë qëndruar pranë miqtë e saj.
‘’Ishte e vështirë pasi ai gjithmonë largohej. Ne të dyve thjesht na mbaroi dashuria, ishte e vështirë që ta kalonim këtë situatë. Ndarjet nuk janë kurrë argëtuese. Kam vendosur që të qëndroj larg njerëzve dhe gjërave që më lëndojnë. Kam pasur shumë mbështetje nga shokët e mi dhe tani kam mësuar si ta duash veten”, është shprehur Andrea.
(E.K/FAXWEB.AL)