06:24 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbuloni çfarë i ndodh trupit tuaj nëse nuk hani “në kohë”…

19:44 | 28/08/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbuloni çfarë i ndodh trupit tuaj nëse nuk hani “në kohë”…

Njerëzit shpesh i lënë vaktet, sepse janë shumë të zënë apo përpiqen të bien në peshë.

Ka studime që tregojnë se agjërimi i bën mirë shëndetit dhe metabolizmit, por disa vrojtime të tjera afatshkurtra kanë dalë në përfundimin se ekziston një lidhje direkte midis lënies së vakteve e shëndetit të keq.

Studimi më i fundit, botuar në revistën mjekësore “Metabolism”, hedh dritë mbi atë që ndodh nëse njerëzit shmangin ushqimin gjatë ditës dhe kur ulen për të ngrënë, konsumojnë sa për gjithë pjesën tjetër të ditës. Studiuesit dolën në përfundimin se kjo mënyrë të ushqyeri ndikonte negativisht në metabolizëm.

Kur kjo ndodh, rritet me shpejtësi niveli i glukozës dhe vonon çlirimi i insulinës, dukuri që nëse vazhdon për një kohë të gjatë, çon në diabet.

Nuk ka një përgjigje “njëzëri” nga shkenca rreth efektit që ka “agjërimi” në shëndetin e njeriut, por nga ana tjetër, studiuesit bien të gjithë dakord se kur shmangia e vakteve shoqërohet nga të ngrënit pa masë në orët e vona të mbrëmjes, dëmet në metabolizëm janë të sigurta.
Tre arsye pse shmangia e vakteve nuk është e shëndetshme:
1.Ulet niveli i sheqerit në gjak: Nëse konsumon një vakt, trupi e shpërbën ushqimin. Një pjesë e këtij ushqimi ruhet në formën e dhjamit, ndërsa pjesa tjetër kalon në gjak si sheqer dhe përdoret për të gjeneruar energji gjatë ditës. Kur lihet një vakt, sasia e sheqerit në gjak bie në mënyrë dramatike. Kjo shkakton ndjesinë e lodhjes, si dhe luhatje të insulinës në trup. Nëse lënia e vakteve është kronike, ekziston mundësia që më vonë në jetë të vuash nga diabeti.

2.Nuk ushqehesh mjaftueshëm: Një dietë e pasur me fruta, perime, brumëra dhe mish pa dhjam, jo vetëm ndihmon trupin të funksionojë si duhet, por ndihmon në trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve serioze. Disa sëmundje që mund të trajtohen me ushqyerje të shëndetshme janë ato kardiovaskulare, tromboza dhe disa lloje të kancerit.

3.Metabolizmi ndryshon: Kur ha, metabolizmi yt, që është një nga funksionet e trupit, punon për të shpërbërë ushqimin në pjesë më të vogla. Kur kalon një vakt, ai nuk ka asgjë për të bërë. Por në njëfarë mënyrë, metabolizmi është si muskuli. Duhet ta përdorësh, përndryshe e humbet. Kur nuk punon për të shpërbërë ushqimin, ai ngadalësohet. Më pas, herën tjetër që ha, nuk është në gjendje ta shpërbëjë ushqimin aq shpejt dhe si rezultat, kthehet në dhjam. Që të ruani një peshë të shëndetshme trupore është e rëndësishme të hani rregullisht gjatë ditës, shkruan Living.

Pas

“Korrigjimi i kufijve”/ Soros del hapur, takon Vuçiçin në Beograd dhe flet për Kosovën (FOTO)

Para

Prapaskenat e takimit me Millosheviçin/ Pse Nano u tërhoq më 1998-ën nga projekt-ideja për ndarjen e Kosovës?!

Para
Prapaskenat e takimit me Millosheviçin/ Pse Nano u tërhoq më 1998-ën nga projekt-ideja për ndarjen e Kosovës?!

Prapaskenat e takimit me Millosheviçin/ Pse Nano u tërhoq më 1998-ën nga projekt-ideja për ndarjen e Kosovës?!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.