Duke nisur nga dita e sotme, do të vini re se efekti i eklipsit hënor në shenjën e Akrepit do të përfundojë. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni më të qetë, pasi nuk do të përfshiheni më në debate dhe konflikte të forta.
Megjithatë, mos harroni se ka ngelur edhe një javë nga prapavija e Mërkurit e cila ka sjellë probleme me komunikimin dhe vonesat. Kini kujdes të mos tregoheni shumë impulsivë deri në datën 14 maj. Më pas do mund të merrni kohën për t’u qetësuar dhe reflektuar rreth muajit të vështirë që lamë pas.
Letra Tarot për javën e ardhshme është: PESA E SHPATAVE
Fjalë kyçe: Konflikt, mosmarrëveshje, konkurrencë, disfatë.
Tradicionalisht, “Pesa e Shpatave” tregon historinë e një kalorësi i cili po kalon procesin e zymtë dhe të trishtë të pastrimit të fushë betejës. Në tërësi, lufta nuk është fituar apo humbur, por në këtë përleshje pati dëme të mëdha. Kjo letër e këshillon “humbësin” të studiojë me kujdes çfarë nuk shkoi mirë, në mënyrë që të hartojë një strategji të re dhe të parandalojë pengesat e ardhshme. Ekziston nevoja për të rimenduar dhe analizuar me kujdes planin e lojës, për të zbuluar pikat tuaja të dobëta dhe të forta si dhe për të marrë disa masa paraprake përpara se të ktheheni në betejë për një raund tjetër.
Në botën moderne, me betejë nënkuptojmë vështirësitë që dalin në punë, marrëdhëniet romantike dhe financat. Duke qenë që sapo lamë pas një eklips shumë të fuqishëm, energjia kolektikve i përngjason “Pesës së Shpatave”. Ndihemi të lodhur, kemi kaluar konflikte dhe kemi përjetuar ndjesinë e lëndimit. Ky nuk është momenti të dorëzoheni dhe të humbisni objektivin.
Jemi të sigurt se keni mësuar shumë gjatë kësaj periudhe dhe njohuritë do mund t’i vendosni në zbatim në të ardhmen. “Pesa e Shpatave” shfaqet pikërisht kur keni pasur një mosmarrëveshje. Mund të ndiheni të mëzitur për fjalët që keni thënë në inat e sipër dhe tani dëshironi ta ktheni kohën prapa. Edhe nëse e keni fituar argumentin ose keni dalë fitimtar i dukshëm, e kuptoni se keni humbur po aq sa (ose më shumë se) kundërshtari juaj.
Kjo betejë mund t’ju ketë kushtuar besimin dhe respektin. Ky është një mesazh që të reflektoni rreth mënyrës sesi keni komunikuar me miqtë e ngushtë dhe familjen. Nëse keni thënë më shumë seç duhet ky nuk është momenti i duhur për të kërkuar falje. Situatat mund të jenë ende të tensionuara ndaj do ishte mirë të prisnit edhe pak.