Jo rrallë herë në jetë ne na ndodh të përballemi me kritika. Ashtu sikurse lëvdatat apo kompimentet edhe kritikat që ne marrim janë pjesë e jetës.
Finesa është diçka që jo çdo njeri e zotëron, pasi kur i cënon në “tela” njerzit mund të reagojnë në mënyra të ndryshme, shpeshherë edhe të rrëmbehen nga momenti dhe të “përplasin” në fytyrë gjithçka.
Mirëpo, si t’iu shpëtosh situatave të tilla të pakëndshëme me stil në një mënyrë që ta bësh personin tjetër ta mendojë dy herë atë që ka thënë pa u përfshirë në debat me të?? Ja tre mënyra të cilat mund të mos i kishit vënë re më parë, por që ndodhen shumë pranë nesh.
Faleminderit për shqetësimin
Nëse kritika është konstruktive thjesht do të tregosh mirënjohje me këtë frazë. Nëse kritika ka qëllim të keq, atherë pak ironi nuk i bën keq askujt për të kuptuar që e ka gabim dhe që duhet të merret me punët e tij.
Ke të drejtë
Kjo është pak e vështirë, por e bën shumë të qartë pjekurinë tënde. Është gjëja më e mirë që mund të thuash pasi i lë tjetrit idenë që nuk jeton me iluzionin që je i pagabueshëm, por me idenë që mund të përmirësohesh në çdo rast.
E kuptoj këndvështrimin tënd
Kjo është një përgjigje që i le personit tjetër të kuptojë që bota është formuar mbi ide të ndryshme. Respekto kritikën dhe do të mund të kalosh çdo situatë në jetë pa u ndjerë i prekur, apo i ofenduar.