04:22 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

”Zbulova trafikantët e drogës në makinën e Ministrit të Brendshëm”, polici shqiptar arratiset në Zvicër

07:55 | 20/01/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Zbulova trafikantët e drogës në makinën e Ministrit të Brendshëm”, polici shqiptar arratiset në Zvicër

Në një kronikë të televizionit zviceran të transmetuar të enjten një zyrtar policor shqiptar ka treguar mbi lidhjet e mafisë së drogës dhe politikës në Shqipëri.

Ai ka ikur në Zvicër, ku po kërkon mbrojtje për shkak se ndihet i rrezikuar në vendin e tij. Shqipëria po kërkon ekstradimin e tij. Zëdhënës i Zyrës Federale të Drejtësisë ka konfirmuar kërkesën e Shqipërisë dhe ka bërë me dije se polici shqiptar është marrë në pyetje. Ai gjithashtu ka pasur rastin të prononcohet më gjerësisht me shkrim.

Sipas zëdhënësit autoritetet zvicerane do të shqyrtojnë kërkesat e tij. Nëse ato janë vetëm arsyetime pa mbulesë, atëherë kërkesa e tij për mbrojtje në Zvicër mund të refuzohet, ka thënë zyrtari zviceran. Në intervistën dhënë emisionit «10vor10» ish-polici shqiptar ka treguar se ka qëndruar gjashtë muaj në burg. Ai ka njoftuar se çfarë ka arritur të zbulojë gjatë punës së tij kundër trafikantëve të drogës në Shqipëri.

«Arsyeja kryesore e arrestimit tim kanë qenë hetimet kundër kontrabandistëve të drogës. Kam ndaluar njerëz, kur ata po udhëtonin me veturën e ministrit të Brendshëm shqiptar. Ata ishin kushërinj të ministrit të Brendshëm», transmeton Dialogplus.

Ambasada e Shqipërisë nuk ka dashur të deklarohet për këtë rast. Ministria e Brendshme dhe e Drejtësisë e Shqipërisë po ashtu nuk janë përgjigjur në pyetjet e gazetarëve zviceranë. Polici shqiptar ka treguar për televizionin zviceran për metodat e reja të kontrabandës, të cilave u ka rënë në fije gjatë vitit 2014: një metodë është transporti i drogës me avionë të vegjël.

Polici thotë se ka zbuluar disa pista ilegale. Këto hetime janë konfirmuar pas aterrimit të dhunshëm të një avioni në një plazh shqiptar dhe detyrimit të një avioni për aterrim. Polici shqiptar tani jeton me familjen e tij në Zvicrën veriore. Kërkesa e tij për azil po shqyrtohet. Nëse pranohet kërkesa për azil, familja nuk mund të kthehet me detyrim në Shqipëri. Enver Robelli/Dialogplus (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: polici shqiptarzvicer
Pas

11 fotografitë me rëndësi historike dhe jo vetëm të presidentit Barack Obama (FOTOT)

Para

Ekstradohet në SHBA lordi i drogës “El Chapo”, në prag të inaugurimit të Trump

Para
Ekstradohet në SHBA lordi i drogës “El Chapo”, në prag të inaugurimit të Trump

Ekstradohet në SHBA lordi i drogës “El Chapo”, në prag të inaugurimit të Trump

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.