“I zhgënjyer shumë që Rudina nuk po e respekton “heshtjen zgjedhore” të partisë së saj të re që shkon nesër në votime.
Megjithatë e mirëkuptojmë për shpërdorimin që i bën mbiemrit Hajdari, të paktën derisa t’i kalojë mami vettingun”, kështu shkruan pak minuta më parë zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi.
Kjo deklaratë e zëdhënësit të Metës vjen pas një postimi në Twitter të Rudina Hajdarit, e cila e konsideronte një turp faktin që Kryemadhi kishte çuar si përfaqësues të LSI-së në Presidencë Petrit Vasilin, dhe nuk kishte shkuar vetë.
“Sa turp! Presidenti jonë takohet me nënkryetarin e LSI-së dhe ish nënpunësin e tij se nuk takon dot gruan e tij si kryetare e LSI-së, ndërkohë nuk ka bërë asnjë tentativë për tu takuar me asnjë deputet të opozitës brenda Kuvendit të Shqipërisë dhe pretendon se është i paanshëm”, shkruante më herët Hajdari.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post