09:36 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Zëdhënësja e Berishës i kundërvihet gazetares: Akuzat e tua i shoh si nevojë për vëmendje!

19:53 | 22/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zëdhënësja e Berishës i kundërvihet gazetares: Akuzat e tua i shoh si nevojë për vëmendje!

Menduam se debatit në distancë  të një dite më parë mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe gazetares kosovare Arbana Xharra, i kishte ardhur fundi, por mesa duket e vërteta është ndryshe.

Pas reagimit të sotëm të gazetares së “Zërit”, vjen një kundërpërgjigje nga zëdhënësja e Berishës, Erla Mëhilli.

Deklaratat e Xharrës për Berishësn, Mëhilli i konsideron si një lajthitje apo nevojë për vëmendje.

“Kur lexova dje akuzat tuaja, si klishe bajate ndaj Berishes, me ngjallet keqardhje per mungesen e nivelit profesional. Akuzen se Berisha… paska demtuar Kosoven me vonesa dhe jo Vuçiçi me bllokimin prej nje viti te punes se linjes se interkonjeksionit, e mendova si nje lajthitje hiperemotive ose nevoje per vemendje.”, shkruan Mëhilli.

REAGIMI I PLOTË I MËHILLIT

Nje pergjigje per kryeredaktoren e “Zerit”, Arbana Xharra!

Kur lexova dje akuzat tuaja, si klishe bajate ndaj Berishes, me ngjallet keqardhje per mungesen e nivelit profesional. Akuzen se Berisha, qeveria e te cilit ideoi, gjeti financimin, projektoi dhe tenderoi autostraden energjitike Tirane – Prishtine, paska demtuar Kosoven me vonesa dhe jo Vuçiçi me bllokimin prej nje viti te punes se linjes se interkonjeksionit, e mendova si nje lajthitje hiperemotive ose nevoje per vemendje. Po kaq anakronike gjej dhe etiketimet per njeriun qe rrezoi komunizmin ne Shqiperi. Por tek lexoj akuzat e sotme per lidhjet e Berishes me Al – Kaeden, si riciklim i hapur i tezave te Sllobodanit kunder Berishes dhe Shqiperise, me ngjajne me shume si detyrime e borxhe ndaj atyre qe qendrojne pas ose siper jush.

Me lejoni t’ju them se Berisha eshte i vetmi udheheqes shqiptar qe ka vizituar dy here Shtepine e Bardhe dhe ka pritur ne Shqiperi nje president amerikan ne detyre, vizite gjate se ciles u artikuluan publikisht futja e Shqiperise ne NATO dhe pavaresia e Kosoves. Por nese nuk u mjaftojne keto fakte si pergjigje ndaj propagandes se Beogradit mund t’ju them se perveç dokumentave zyrtare te ShBA ka disa media kryesore amerikane si Herald Tribune, Ëall Street Juornal etj, te atyre viteve dhe me vone, qe i kane bere jehone ne menyre te perseritur, kontributit te rendesishem te Shqiperise dhe personalisht te zotit Berisha ne luften dhe operacionet kunder terrorizmit islamik. Kontribut sipas tyre me i madh se sa i çdo vendi tjeter ish komunist ne Europe.

Ne lidhje me viziten e ndaluar ne Kosove besoj se e keni degjuar fjalen vox populi – vox dei. Besoj se ata qe mbushen sheshet kunder ndalimit, e me pas per t’a pritur si kryeminister, flasin me qarte e me fort se mizat. Berisha jo vetem erdhi, por solli rruge per te bashkuar kombin ne nje korridor qe disa nga miqte tuaj ben gjithcka qe ta bllokonin kurse te tjere e quanin rruga e asgjekundit.

Besoj se e kuptoni qe kjo pergjigje nuk eshte per ju, por per opinionin. Juve ju uroj te çliroheni nga keqperdorimi dhe detyrimet e atyre qe ju financojne. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Arbana XharraErla MehilliSali Berisha
Pas

Palermo gati të vishet kuqezi

Para

Basha premtim studentëve: Do anuloj ligjin për arsimin e lartë, 10-mijë stazhe në vit për studentët

Para
Basha premtim studentëve: Do anuloj ligjin për arsimin e lartë, 10-mijë stazhe në vit për studentët

Basha premtim studentëve: Do anuloj ligjin për arsimin e lartë, 10-mijë stazhe në vit për studentët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendim i fortë nga parlamenti iranian: Pezullim i bashkëpunimit me IAEA-n

Trump sulmon mediat amerikane për raportimet mbi dëmet në centralet bërthamore të Iranit

Rama publikon foton familjare nga pritja mbretërore në samitin e NATO-s

Mbretëria e Bashkuar blen avionë luftarakë të aftë për transport armësh bërthamore

10 mijë trupa në gatishmëri për sigurinë e liderëve të NATO-s në Hagë

Sot tentativa e 37-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Tatimet nisin hetim për 33 milionë euro të padeklaruara nga influencues në rrjetet sociale

Rinumërimi në Tiranë vijon në ditën e 7-të, hapen 771 kuti votimi deri tani

Trump akuzon mediat amerikane për rrjedhjen e informacioneve sekrete

“Bombardoni Iranin”/Trump publikon foton e avionëve B2, “përbindëshat e qiellit”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.