Me 92 vota nga 150, parlamenti hollandez vendosi të martën t’i kërkojë komisionit të pezullojë udhëtimin pa viza me Shqipërinë.
“Komisioni është në dijeni të mocionit që kaloi dje në parlamentin hollandez, por ekziston një procedurë specifike që është për mekanizmin e pezullimit të vizave dhe deri më sot nuk kemi marrë asnjë njoftim nga asnjë shtet anëtar që kërkon që mekanizmi i pezullimit të vizave të nisë funksionimi për cilindo nga vendet që përfitojnë nga udhëtimi pa viza “, tha Natasha Bertaud.
Ministri i Jashtëm hollandez Stef Blok thuhet se u tha ligjvënësve para votimit se ai nuk po planifikonte që të bindte Brukselin për të rikthyer regjimin e vizave për shqiptarët.
Sipas njoftimeve të medias, mocioni i deputetëve holandezë për rivendosjen e vizave me Shqipërinë ishte i motivuar nga veprimtaria e grupeve kriminale të lidhura me Shqipërinë.
Shqiptarët kanë qenë në gjendje të udhëtojnë në Bashkimin Evropian pa viza që nga dhjetori 2010.
Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në 2009 dhe mori statusin e kandidatit në 2014.