03:21 | 26/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Zëdhënësja e Metës: 11 maji, farsë politike! Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

13:06 | 25/05/2025
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zëdhënësja e Metës: 11 maji, farsë politike! Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Me retorikën e PD, edhe zëdhënësja e Metës flet për farsë politike. Në një deklaratë për mediat, ajo thotë se zgjedhjet nuk ishin të lira, ndërsa kërkon hetim të thelluar për çdo rast të shkelje të ligjit.

Opozita vazhdon me akuzat për manipulim të zgjedhjeve të 11 majit. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli e cilësoi procesin zgjedhor një farsë politike, të orkestruar nga qeveria. Ajo foli për raportime të shumta presioni ndaj administratës, blerje dhe intimidim të votuesve, ndonëse nuk publikon prova.

“Raportimet e shumta për presionin mbi administratën publike, përdorimin masiv të burimeve shtetërore për qëllime elektorale, blerja e votës dhe intimidimi i votuesve hedhin një hije të rëndë mbi rezultatin final dhe mbi gjithë procesin , duke minuar  kështu besueshmërinë dhe integritetin e një prej mekanizmave më themelorë të një sistemi demokratik”, thotë ajo.

Akuzon më tej edhe KQZ se nuk ka vepruar me shpejtësi dhe transparencë. Kjo sipas saj, përforcon pandëshkueshmërinë. Më pas ripërsërit retorikën e PD, duke kërkuar hetim të thelluar dhe ndëshkim të zyrtarëve, që sipas saj, kanë keqpërdorur detyrën për përfitime politike.

“Kërkojmë hetim të menjëhershëm dhe të thelluar për çdo rast të dokumentuar të shkeljes së ligjit. Kërkojmë ndëshkimin e çdo zyrtari që ka keqpërdorur detyrën për përfitime politike. Dhe kërkojmë një reformë zgjedhore të thellë, reale, dhe të garantuar nga aktorë të pavarur ndërkombëtarë.”, u shpreh ajo.

Deklarata e plotë:

Procesi zgjedhor i sapopërfunduar në Shqipëri nuk ishte as i lirë, as i ndershëm, dhe as demokratik. Ajo që ndodhi më  11 Maj nuk ishte një festë e demokracisë, por një farsë politike, e orkestruar nga një pushtet që përdori çdo mjet të paligjshëm për të deformuar vullnetin e qytetarëve.

Raportimet e shumta për presionin mbi administratën publike, përdorimin masiv të burimeve shtetërore për qëllime elektorale, blerja e votës dhe intimidimi i votuesve hedhin një hije të rëndë mbi rezultatin final dhe mbi gjithë procesin , duke minuar  kështu besueshmërinë dhe integritetin e një prej mekanizmave më themelorë të një sistemi demokratik

Zgjedhjet u zhvilluan nën trysninë e një makinerie shtetërore që u vu në shërbim të një partie. Administrata publike u përdor si ushtari elektorale. Paratë e pista u derdhën pa kufi në çdo cep të vendit. Shantazhi, intimidimi dhe blerja e votës , ishin armët që përdori pushteti për të mbuluar dështimin politik dhe moral.
Ky nuk është thjesht një problem zgjedhjesh. Ky është një alarm për demokracinë. Kur vota vidhet, shteti kthehet në pronë private,kur institucionet heshtin përballë krimit zgjedhor, nuk kemi më demokraci funksionale, por një regjim që mbijeton përmes manipulimit dhe frikësimit.

Institucionet përgjegjëse për garantimin e ndershmërisë së zgjedhjeve, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe organet e drejtësisë, nuk kanë arritur të veprojnë me shpejtësinë, pavarësinë dhe transparencën që kërkon momenti. Mungesa e reagimit institucional vetëm sa përforcon ndjenjën e pandëshkueshmërisë dhe demotivon qytetarët për të besuar te procesi zgjedhor.

Ne nuk e pranojmë këtë realitet të deformuar. Ne nuk do të heshtim. Kjo nuk është vetëm betejë politike , kjo është një betejë për lirinë e qytetarëve, për të drejtën për të zgjedhur pa presion, për të ndërtuar një të ardhme që nuk varet nga pazaret elektorale apo nga dhuna e shtetit.

Kërkojmë hetim të menjëhershëm dhe të thelluar për çdo rast të dokumentuar të shkeljes së ligjit. Kërkojmë ndëshkimin e çdo zyrtari që ka keqpërdorur detyrën për përfitime politike. Dhe kërkojmë një reformë zgjedhore të thellë, reale, dhe të garantuar nga aktorë të pavarur ndërkombëtarë.

Shqipëria nuk mund të ecë përpara me zgjedhje të manipuluara dhe institucione të kapura. Qytetarët meritojnë më shumë. Dhe ne jemi këtu për t’u dhënë zë atyre që nuk mundën të votojnë të lirë.

Kjo betejë sapo ka filluar.

Pas

Mali i Zi shkurton orarin e punës! Qeveria projekton 7 orë punë, Unioni i Punëdhënësve del kundër

Para

Policia e Shtetit, plan masash për mbarëvajtjen e Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë

Para
Finalizohet në Shqipëri operacioni ndërkombëtar “Platforma” kundër mashtrimeve online, sekuestrohen 40 mijë euro dhe pajisje teknologjike

Policia e Shtetit, plan masash për mbarëvajtjen e Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.