Koordinatorja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka reagur në lidhje me akuzat e ministrit të jashtëm Ditmir Bushati mbi fjalën e Bashës në samitin e PPE-ve në Maltë.
Ajo thotë se Buashti është ministri i jashtëm më qesharak që vendi ynë ka pasur. Bushati thotë Zhupa nuk ka ditur dot të lobojë as për njohjen e Kosovës dhe as për Ramush Haradinajn.
Ajo po ashtu i ka kujtuar atij kohën kur PS ishte në opozitë dhe bënte çështje ndërkombëtare mashtrimin e gruas së Rroshit.
REAGIMI I INA ZHUPËS:
Ministri i jashtëm më i dështuar jep leksione diplomacie?!!!! SA QESHARAKE
Mos harro Ditmir që ti je ministri që:
Nuk dite të lobosh për Kosovën dhe pas vizitave të tua në Amerikën Latine, ato vende votuan kundër.
Tu arrestuan dhe dënuan 2 shoferët e MPJ mnë Greqi për shpërndarje materialesh dhe nuk arrite dot të bësh as mishin as peshkun.
Ke votuar kundër Partnerit tonë strategjik SHBA në OKB.
Shkove në Francë dhe nuk dite të negociosh dhe të prononcohesh për Ramush Haradinajn.
Nuk arrite ti japësh Shqipërisë as drejtimin e një nga komiteteve të OSBE kur në programin qeveritar synimi ishte presidenca…
Të numërohen skandalet dhe kushërinjtë nëpër ambasada dhe ministri.
Etj etj etj.
A nuk janë këto Ditmir shërbimi më i keq që mund ti bësh vendit? Mos harro që nuk arrite dot të bësh as 10% të punës së Bashës kur ishte ministër i jashtëm. Skandal është çfarë keni bërë dhe jo të thuhen ato që keni bërë. Sepse sipas Europolit dhe raportit të DASH (dhe jo sipas Bashës) mbi narkotikët dhe pastrimin e parave, Shqipëria është kthyer në portën kyçe të shpërndarjes së heroinës kudo në Europë si dhe bazë për operacionet e krimit të organizuar në rajon e në veçanti për pastrimin e parave.Autoritetet italiane raportuan se kultivimi i drogës është rritur me 5 herë krahasuar me 2015. Vetëm në 17% të territorit që është monitoruar nga ajri nga autoritetet italiane në 2016, u identifikuan 2086 plantacione.
E ndërsa ti flet për Bashën në PPE, mundohu të kuptosh që qeveria nuk është Shqipëria. E di që për ju partia është më e rëndësishme se Shqipëria, por jo për ne. Mundohu të kuptosh që zgjedhjet e lira janë bazë e demokracive europiane, ku ti duhet të shkosh të flasësh për vendin tonë. Pa zgjedhje ska demokraci, as shtet europian. E di që është e vështirë por mundohu njëherë. Basha nuk shkon të gënjej siç jeni mësuar ju me Griseldat me shokët e shoqet por shkon tju kërkoj mbështetje për Shqipërinë që po e degradoni në pikën e fundit.
Sa për mbështetjen e ndërkombëtarëve të ftoj të lexosh mediat ndërkombëtare, letrat zyrtare dhe prezencën e tyre ne Sheshin e Lirisë. Me anonime merrej Jovan Bregu dhe ju me mediat fake news.
(E.K/SHUPLAKA)