Partia Demokratike e Shkodrës ka denoncuar ofertat e punësimit në burgun e Reçit në Malësinë e Madhe që vijnë nga partitë politike në këmbim të dhënies së votës nga qytetarët për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.
Zëdhënësja e PD-së Jesmina Lici shprehet se asnjë punësim nuk mund të bëhet deri pas zgjedhjeve, pikë kjo e vendosur në marrëveshjen Rama-Basha.
Pak ditë më parë të njëjtin denoncim bëri edhe Partia Socialiste përmes të deleguarit në Shkodër Ditmir Bushati në lidhje me punësimet në burgun e Reçit në këmbim të votës duke shigjetuar kështu LSI-në e cila gradualisht në këtë fushatë elektorale të paktën nga deklaratat po merr rolin e opozitës.