Policia e Shtetit në një deklaratë për mediat ka prezantuar planin e masave për procesin zgjedhor të 25 qershorit.
Por ajo që u vu re ishte se këtë komunikatë për shtyp e përcolli për publikun një “zëdhënëse e re”, specialiste në Policinë e Shtetit dhe jo zëdhënësi Gentian Mullaji.
Kjo dalje publike ka ngjallur një debat mes gazetarëve të cilët kanë pyetur me temën : Pse nuk doli zëdhënësi Mullaj? Por vetë Mullaji miqësisht ka sqaruar se ditën e sotme ishte i sëmurë dhe prandaj është zëvëndësuar nga Alda Prela, specialistja e Policisë së Shtetit, vetëm për një ditë.
Ky debat ka marrë pikënisje nga gazetarët pas shkarkimeve edhe emërimeve që janë bërë në disa ministri në vend por duhet të themi që vetë policia është e depolitizuar.
Në sajë të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, policia nënvizon faktin se zgjedhjet do të kenë paanshmëri politike nga blutë. Nga ana tjetër policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo sjellje jokorrekte apo edhe vjedhje vote. (J.V/Shuplaka)