12:51 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zegjineja nuk i ndahet Gaz Bardhit, i kujton humbjen shkatërruese në Fier dhe e pyet se ku ishte fshehur pas zgjedhjeve

08:50 | 24/05/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zegjineja nuk i ndahet Gaz Bardhit, i kujton humbjen shkatërruese në Fier dhe e pyet se ku ishte fshehur pas zgjedhjeve

E zgjedhur deputete në Kuvendin e Shqipërisë, Zegjine Çaushi nuk ka ndërmend ti ndahet Gazment Bardhit. Tashmë që KQZ ka çertifikuar rezultatin zgjedhor në qarkun e Fierit, ajo i është drejtuar me nje tjetër videomesazh drejtuesit politik të PD në këtë qark.

“Ditë e madhe për tu shënuar sot. KQZ çertifikoi rezultatin e qarkut Fier, 12 me 4, por ditë e madhe edhe për një arsye tjetër, u ngjall Gazi im. O Gazo po ku ishe futur o lumëmadh, u shqetësuam të gjithë. Thamë mos bën ndonjë të pabërë nga dëshpërimi”, thotë deputetja e PS nga Roskoveci.

Ajo vijon me nota të forta ironie “t’i qajë hallin” Bardhit për humbjen e thellë që PD mori në qarkun e Fierit: “Ça ke bërë o yll i Kavajës tërë këto ditë, ku mi derdhe ato lotë? Në cilin sup e mbështete kokën mor aman? Po bababufi ç’të ka bërë që ju thaftë dora atij katili. Rëndësi ka që u kujtuat sot prapë për ne, se na kishte marrë malli, na kishte zënë meraku për ty”.

Që prej daljes së rezultateve paraprake të zgjedhjeve dhe projektimit të një humbjeje të thellë në qarkun e Fierit, ka mbizotëruar një heshtje thuajse e plotë nga ana e drejtuesit politik te PD, Gazment Bardhi. Mungesa e tij e plotë në procesin e numerimit të votave u evidentua edhe nga të gjitha mediat.

Këtë fakt e ka risjellë në vëmendje në mënyrën e saj origjinale deputetja e PS, Zegjine Çaushi, e cila e mbyll mesazhin e saj me një thirrje per Bardhin: “O Gazo, o madhështor, mos lë ditë të kalojë pa u bërë i gjallë, hë xhan se mërziten edhe shoqet e mia, skanë me cfarë të merren. Eh ditë e madhe sot, certifikimi i rezultatit, i ka dhembur bababufit dhe Gazit të Kavajës, ju kuptoj. Paçim Gazo, 117736 vota për Partinë Socialiste, mos e harro këtë”.

Pas

Shtresa e mesme nën trysni: Shpenzimet për jetesën kapërcejnë mundësitë

Para

Ushqimet që ju mbajnë të hidratuar në çdo kohë

Para
Ushqimet që ju mbajnë të hidratuar në çdo kohë

Ushqimet që ju mbajnë të hidratuar në çdo kohë

 



Të Fundit

Mali i Zi shkurton orarin e punës! Qeveria projekton 7 orë punë, Unioni i Punëdhënësve del kundër

Lezhë/ Vijon operacioni “Koordinata”, arrestime dhe fidanë kanabisi të asgjësuar në Malin e Rrencit

Dyndje turistësh në Theth! Bizneset kërkojnë vëmendje: Probleme me energjinë elektrike dhe ndërtimet pa leje

E rëndë në Tiranë! Po punonte për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujë, por i ra në kokë, humb jetën 52-vjeçari

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, policia nis hetimet për çështjen. Bllokohen kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështon seanca edhe në përpjekjen e 21-të

Sulmi rus që la pas 12 të vdekur në Ukrainë, Zelensky: Heshtja e Amerikës dhe ndërkombëtarëve po e inkurajojnë Putinin

Mes tensioneve politike, mbahen sot zgjedhjet presidenciale në Venezuelë

Operacioni “Enigma” ku u vu në pranga Xhevdet Plaku dhe 6 të tjerë! Nën masa të larta sigurie, të arrestuarit mbërrijnë në gjykatën e Durrësit

Çështja e migracionit, Këshilli i Europës: Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut të mos vihet nën presion politik!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.