22:26 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zekthi: Situatë dramatike, asgjë nuk i ndodh Tahirit edhe sikur të arrestohet nesër. Vlahutin miratoi ‘marrëveshjen’ mes të dyve

18:32 | 06/05/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zekthi: Situatë dramatike, asgjë nuk i ndodh Tahirit edhe sikur të arrestohet nesër. Vlahutin miratoi ‘marrëveshjen’ mes të dyve

I ftuar në ‘Fax News’ opinionisti Fitim Zekthi ka folur rreth dorëheqjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ku ka deklaruar se me veprimin e tij Tahiri ka shpëtuar qeverinë e Ramës, i cili sipas Zekthit është i përfshirë në kanabizimin e vendit në rastin më të mirë duke mos vepruar për situatën e krijuar.

“Nuk ka arsye logjike që zoti Tahiri po i dorëzohet drejtësisë, ky vendim i duhet Ramës, Tahirit dhe atyre që janë të përzier. Kryeministri Rama në rastin më të mirë është i përfshirë me mosveprimin e tij, këtyre edhe drejtorëve që janë të përfshirë.

Tahiri nuk do të pësojë asgjë, prokuroria është e varur dhe kontrolluar nga Rama, jemi përballë një momenti të vështirë për vendin, kurrë nuk kemi pasur një situatë të tillë ku ka humbur tërësisht balanca e pushtetev. Nuk kemi drejtësi, maxhoranca kontrollon gjithçka, ai nuk do të pësojë asgjë”, tha Zekthi.

Ai gjithashtu u shpreh në lidhje me ndërkombëtarët se ata nuk janë të interesuar për shtetin e së dretës në Shqipëri por që Shqipëria të prodhojë stabilitet rajonal.

“Ndërkombëtarët nuk kanë qenë të interesuar të ketë sundim të ligjit, ato kanë një synim që Shqipëria të ofrojë siguri rajonale, mjafton që të jetëqë nuk prodhon destabilietet. Raportet e progresit kanë qenë problematike gjithnjë por nuk e detyrojnë qeverinë shqiptare të bëjë lëvizje të forta, nuk sjellin asgjë të re. çështja është se a do munden ndërkombëtarët që të ndajnë politikën nga krimi, për fatin e keq jo, Bashkimi Europian është borokrat si strukture, e ngadaltë e drejtuar nganjë strukturë burokratësh”, shtoi Zekthi.

Ai gjithashtu shigjetoi edhe ambasadoren e BE-së në Shqipëri Romana Vlahutin, e cila sipas tij është zyrtarja më e paaftë që ka sjellur BE këtu, pasi sipas Zekthit po bën propagandën e Shqipërisë.

Ai tha se pikërisht në këtë moment kur dyshohet për një marrëveshje të pistë mes Ramës dhe Tahirit, Vlahutin del në krah të Xhafajt, duke shprehur mbështetje për Ramën.

“Jemi në një situatë apokaliptike. Unë, vura re ambasadoren e BE Romana Vlahutin, një nga zyrtarët më të dobëta, më mediokre, shkoi në krah të Xhafajt, në një momet ku kryeministri Rama dyshohet se ka bërë një marrëveshje të pistë dhe mafioze me Tahirin, shkon në një takim me Xhafajn, e bëri për të treguar se është me Edi Ramën dhe për të manipuluar se Rama e do drejtësinë. Tahiri po del nga politika por po shpëton kokën e tij dhe Ramën, dhe Vlahutin e ka miratuar këtë duke shkuar në Lezhë në një teatër qesharak. Nuk e di nëse do ta marrim çeljen e negociatave por e rëndësishme është që se a po përmirësohet cilësia e demokracisë në Shqipëri, nëse marrim celjen e negociatave dhe vendi zhytet gjithnjë e më shumë në krim nuk ka asgjë të rëndësishme substanciale.

Tahiri përdori një gjuha false dhe të shëmtuar, nuk preku aspak Ramën, maxhoranca sot është Rama, ai nuk e preki, nëse nuk sulmon atë nuk e sulmon maxhorancën. Shpëtoi pushtetin e Ramës. Edhe po të arrestohet Tahiri nuk ka aspak interes, por a ndodhi kanabizimi, transporti kokainës, kush e bëri, me miratiminn e kujt, kush qëndron pas e tjerë, pra hrtimi nuk është i plotë”, tha Zekthi.

Në lidhje me incidentin tek varrezat e ‘Dëshmorëve të Kombit’ Zekthi deklaroi se ajo situatë ishte e stisur nga maxhoranca, për të shmangur vëmendjen nga situata e krijuar në vend.

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: fitim zekthi
Pas

 Konflikti jashtë një lokali, plagoset me thikë 27-vjeçari dhe e fejuara e tij Tiranë

Para

Detaje/ E fejuara ndërhyri për ti ndarë, si u plagosën dy të rnjtë me thikë në Tiranë. Policia ndalon tre persona

Para
Detaje/ E fejuara ndërhyri për ti ndarë, si u plagosën dy të rnjtë me thikë në Tiranë. Policia ndalon tre persona

Detaje/ E fejuara ndërhyri për ti ndarë, si u plagosën dy të rnjtë me thikë në Tiranë. Policia ndalon tre persona

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.