16:32 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zelanda e Re, kërkesë mediave shqiptare për fshirje të pamjeve të sulmit terrorist

15:56 | 28/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zelanda e Re, kërkesë mediave shqiptare për fshirje të pamjeve të sulmit terrorist

Policia e Kosovës ka pranuar një shkresë nga Zelanda e Re me anë të së cilës ju kërkohet të gjitha mediave dhe opinionit public që t’i heqin pamjet të cilat tregojnë sulmin terrorist që la të vdekur 50 persona.

Duke i konsideruar pamjet e sulmit si të kundërligjshme nga ai vend kanë dërguar shkresa të tilla në disa partner vendor dhe ndërkombëtarë përfshirë edhe Kosovën.

Policia e Kosovës, teksa e kanë shpërndarë shkresën e pranuar nga Zelanda e Re, kanë kërkuar njëkohësisht që pamjet të fshihen dhe nëse dikush ka informacione se të njejtat figurojnë në ndonjë faqe t’i raportojnë në polici.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës (PK) me qëllim, të informimit të mediave dhe opinionit publik, ju adreson këtë njoftim zyrtar i cili ka të bëjë me një shkresë të pranuar përmes kanaleve zyrtare nga Zelanda e Re.

 

Shkresa zyrtare e pranuar nga Departamenti i Punëve të Brendshme i Zelandës së Re, i referohet tragjedisë së ndodhur në Christchurch, i cila u vlerësua si sulm terrorist, dhe me këtë rast Zelanda e Re është duke bashkëpunuar me partnerë vendor dhe ndërkombëtar, përfshirë edhe Policinë e Kosovës, që t’i largoj pamjet online në lidhje me sulmin.

Të njëjtit kanë konsideruar se pamjet e këtij sulmi janë të kundërligjshme dhe të pa këndshme sipas ligjit të Zelandës së Re, andaj përmes partneritetit dhe bashkëpunimit të ndërsjellët kërkojnë edhe ndihmën tonë në largimin e kësaj pamje online të këtij sulmi dhe shpërndarjen e mesazhit të tyre.

Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, me qëllim të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër akteve terroriste, ju adreson këtë informacion të pranuar nga Zelanda e Re për largimin e pamjeve online të sulmit dhe njëkohësisht largimin e pamjeve me përmbajtje të kësaj natyre.

 

Pamjet mund t’i raportoni drejtpërdrejt në platformën ku hasen pamjet, gjithashtu, për çfarëdo lloj informacioni, ankese apo problemi lidhur me këtë mund ta adresoni në Policinë e Kosovës në emailin zyrtar [email protected] apo edhe direkt përmes faqes së censuruar të internetit https://ëëë.dia.govt.nz/ëeb/submitforms.nsf/cencomp

Etiketa: kerkese kosoveste fshije pamjet e sulmit terroristZelanda e re
Pas

“Po mbrohen kriminelët dhe të fortët”, Maliqi artikulon propozimin e Bashës: Vetting në politikë. Përmend edhe Sokol Olldashin

Para

Aksident në Peqin/ Përplasen mjetet, mbetet i plagosur 1 person

Para
EMRI/ Kush është babai i tre fëmijëve që ndërroi jetë nga një aksident në Itali

Aksident në Peqin/ Përplasen mjetet, mbetet i plagosur 1 person

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hungaria kundërshton sërish anëtarësimin e Ukrainës në BE

Japonia përballet me një seri tërmetesh, më shumë se 470 lëkundje që nga e shtuna

Turistët britanikë të përfshirë në aksident në autostradën Fier-Vlorë

Rinumërimi i votave në Tiranë/ Shpërndarja aktuale e mandateve dhe kandidatëve

Tensione në Serbi/ Studentët paralajmërojnë për protesta dhe mosbindje civile

Zjarri në ishullin Kios, pastruesja e hotelit akuzohet për zjarrvënie

Ekuador/ Krimineli i rrezikshëm “Fito” ekstradohet në SHBA, ishte arratisur nga burgu

Golemi pa ujë, reagim nga ujësjellësi: Problemi, linjat e dëmtuara

Erion Braçe dorëzon në Kuvend dokumentin për strategjinë kombëtare kundër dezinformimit, pas 14 muajsh punë

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.