Ish-ministri socialist, Arben Malaj kujton plot mall disa nga momentet me ish-pedagogen e tij Vjollca Karapici e cila ndërroi jetë 3 ditë më parë.
Pedagogia e Ekonomikut, Vjollca Karapici ndërroi jetë nga koronavirusi para 3 ditësh, ndërsa bashkëshorti i saj gjithashtu kishte humbur betejën me Covid-19 një javë më parë.
Malaj i ka bërë një dedikim mirënjohës pedagoges ku shkruan se ajo ishte një inspirimin për të dhe e mbështeti në karrierën e tij akademike.
Shënimi i plotë i Arben Malaj:
Mirëmëngjesi, zemra nuk me ndihmonte dhe dora me pengonte te shkruaja menjehere një dedikim mirënjohjes per zyshen dhe kolegen time Vjollca Karapici e cila fatkeqësisht bashke me bashkëshortin e saj Dr Fatmirin u larguan nga ne kaq papritur dhe kaq shpejte.
Ishte viti 1985 kur zysha ime e dashur me identifikoj, me inspiroj dhe mbështeti ne karrierën time akademike.
Katedra e kontabilitetit u be shtëpia ime e pare e mësimdhënies qe prej vitit 1993 – deri ne 2005, kur une ju bashkova departamentit te ekonomiksit.
Te gjithe ne rrugetimin tone kemi disa “gure kilometrike” qe na orientonin ne rrugen e duhur ne jeten tone shoqerore, akademike, politike, zysh Vjollca eshte pa dyshim nje prej tyre ne jeten time.
Takoheshim shpesh, përqafoheshim dhe fillonim te diskutonin perhere per gjithçka qe mund te behej me me mire sidomos ne mësimdhënie dhe reformën ne fushën e kontabiliteti dhe auditimit ku ajo ishte pa dyshim nje prej personaliteteve shkencore me te mire te vendit tone.
Ngushëllime familjes per kete humbje te dyfishte!
Ngusheshime te vecanta Armandes dhe Adeles!
Prehu ne paqe e lumtur dhe krenare zysha ime e dashur!
Mirënjohës, ish studenti dhe kolegu juaj,
Arbeni
(R.G/Faxweb.al)