Hair Zeqiri, mesfushori i Kukësit, thotw se kampionët duhet të kënaqen me barazimin e marrë sot në transfertë ndaj Partizanit. Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për “Supersport”, ai tha se shanset e Kukësit për titullin kampion janë njësoj sa në sezonin e shkuar.
“Mendoj që ka aq shanse sa kishte në fillim të sezonit vitin e kaluar. Është akoma herët për të vlerësuar, por duke parë përbërjen dhe objektivin për trofe, jemi në rrugën e duhur” tha ai. (B.H/Shuplaka)