17:39 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Zëri i Amerikës’: Atentat ndaj prokurorit të Durrësit, Rama e akuzoi si të lidhur me krimin

20:06 | 01/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Zëri i Amerikës’: Atentat ndaj prokurorit të Durrësit, Rama e akuzoi si të lidhur me krimin

Prokurori i Durrësit Arjan Ndoja ka qenë mbrëmjen e së premtes shënjestër e një atentati. Automjeti me të cilin ai po udhëtonte është qëlluar me breshëri automatiku në një nga rrugët në hyrje të qytetit të Durrësit. Ndoja ka mbetur i plagosur, jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu dhe një tjetër person që ndodhej në automjet Aleksandër Laho, si dhe një person i tretë, Andi Maloku, i cili thuhet të jetë shoferi i Prokurorit. Maloku, ndodhte në gjendje kritike dhe është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranës, në hyrje të të cilit janë vendosur forca të shumta policie, ndërsa prokurori dhe personi tjetër Laho, ndodhen në spitalin e Durrësit, gjithashtu nën kontrollin e rreptë të forcave të policisë.

Emri i prokurorit Ndoja, u bë i njohur pak javë më parë, pas urdhërit të tij për arrestimin e Drejtorit të Hipotekës së Durrësit, Liridon Pula. Një akt që solli një reagim të fortë nga drejtuesit më të lartë të Qeverisë, kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrit Erion Braçe, të cilët në mënyrë të përsëritur e akuzuan atë si një personazh të lidhur me botën e krimit e që vepron për llogari të bandave të Durrësit.

Ndoja rezulton të jetë një figurë kontroverse me shumë dritëhije. Përpara se të emërohej prokuror, ai ka qenë avokat, ku mësohet se ka mbrojtur emra të botës së errët të krimit. Më pas ai është përmendur dhe në episodin e sulmit, disa vite më parë në Durrës, të një avokati të njohur të këtij qyteti.

Nga ana tjetër, personi që udhëtonte me të në makinë Aleksandër Laho, është një personazh problematik, i dyshuar për përfshirje ne aktivitete kriminale, që ka ndryshuar disa herë identitetin, dhe që dyshohet të jetë i përfshirë dhe në rrahjen që ju bë një biznesmeni libanez, i cili po investonte për ndërtimin e një kompleksi turistik në Gjirin e Lalzit./VOA

Etiketa: arjan ndoja
Pas

“Ligjin në këtë vend e bën kallashnikovi”, Artan Hoxha: Çfarë po bisedonte prokurori dhe “i forti” i Sukthit kur u ndërprenë nga plumbat

Para

Plumb në nofull/ Donika Prela viziton kolegun që ra pre e atentatit, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Para
Plumb në nofull/ Donika Prela viziton kolegun që ra pre e atentatit, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Plumb në nofull/ Donika Prela viziton kolegun që ra pre e atentatit, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës Shqiptare, Autoriteti i Sigurisë Kibernetike: Kujdes, ju vjedhin të dhënat bankare

Procedohet 40-vjeçari në Ersekë, dhunoi vjehrrën e tij

Gjendet një sasi lëndë piroteknike në Universitetin Politeknik, policia vijon hetimet

50 të vrarë dhe 100 të plagosur nga sulmet izraeliane në ditën e Kurban Bajramit

Rasti “Banjska”/ Autoritetet serbe ndalojnë një ish-pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (EMRI)

E rëndë në Tiranë! Hidhet nga lartësia, humb jetën 30-vjeçari

Nuk ushtruan kontroll në mjetin ku po transportoheshin 6 kg heroinë, zbardhen emrat e efektivëve të arrestuar në Kapshticë

Trazira në “Arenën Kombëtare”: Arrestime dhe procedime pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, mes tyre edhe një punonjës sigurie

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.